Doni të mësoni sesa do të jetoni?
Tue 25 Dec 2012 - 21:05
Doni të mësoni sesa do të jetoni? Atëherë mund të bëni këtë testin e thjeshtë. Uluni në dysheme dhe pastaj ngrihuni, pa u mbajtur askund, as në gjunjët tuaj. Sipas Organizmit Europian për Parandalimin kardiotorakal (EJCP) ky test i thjeshtë lidhet ngushtë me vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet. Thënë me fjalë të tjera, përbën një provë që gjendja jonë muskulore është një tregues i fortë i jetëgjatësisë, sidomos për njerëzit mbi 50 vjeç.
Testi u provua nga 2.000 vullnetarë nga Brazili dhe çuditërisht “parashikoi” vdekshmërinë e disa prej tyre.
Në realitet, vullnetarët që u ulën përdhe dhe u ngritën pa ndihmë ose me ndihmën e një dore, rrezikonin 5-6 herë më pak për të vdekur në vitet e ardhshme, në krahasim me të tjerët, të cilët u ngritën nga sheshi duke u mbështetur diku.
“Nëse një mesoburrë apo një mesogrua ulet dhe ngrihet nga sheshi, duke përdorur të paktën një dorë, edhe pse është më mirë që mos ta përdorë as atë, jo vetëm që skeleti dhe muskujt e saj ndodhen në gjendje të mirë, por mundësitë për jetëgjatësi janë shumë më të mëdha”, deklaroi kreu i këtij eksperimenti, doktor Klaudio Arazio, nga klinika e Rio De Janeiros.
Ai së bashku me ekipin e tij studiuan vullnetarët nga dita që bërën testin dhe deri më 31 tetor 2011, mesatarisht 6.3 vjet. Gjatë kësaj periudhe, ndërruan jetë 159 vullnetarë, duke e çuar përqindjen e vdekshmërisë në 7.9%.
Përpjekja e çdo vullnetari të ulet dhe të ngrihet nga dyshemeja, mesatarisht zgjaste vetëm 2 minuta. Rreziku më i madh qëndronte tek personat që ngriheshin me vështirësi nga dyshemeja.
Edhe pse bëhet fjalë për një studim mjekësor, nëse do të keni vështirësi të ngriheni nga dyshemeja pa ndihmë, mos ju pushtojë paniku. Por nga ana tjetër, këto teste ndihmojnë që njerëzit të bëhen më të përgjegjshëm për shëndetin e tyre dhe të shkojnë më shpesh tek mjeku për kontrollet rutinë. /alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi