Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqipëri-Rusi, të thellohet bashkëpunimi ekonomik Empty Shqipëri-Rusi, të thellohet bashkëpunimi ekonomik

Mon 24 Oct 2011 - 13:27
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Federatës Ruse, në veçanti në fushën ekonomike, duhet të forcohen. Ky është konkluzioni i takimeve që Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore ruse, Konstantin Kosachev ka zhvilluar me Kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto. Kosachev po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është pritur nga autoritetet më të larta të vendit. Në takimet e zhvilluara, autoritetet shqiptare e kanë cilësuar vizitën e zyrtarit rus si shumë të rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. Kosachev ka ndarë të njëjtën bindje për nevojën e zgjerimit dhe të intensifikimit të bashkëpunimit në veçanti atij ekonomik mes të dy vendeve. “Gjatë këtyre 5 viteve Shqipëria ka shënuar progres shumë të madh pozitiv. Unë ju uroj për këtë” u shpreh Kosachev gjatë takimit me Kryeministrin Berisha. Në takim u ritheksua vendosmëria e të dy qeverive për të zgjeruar marrëdhëniet, në veçanti për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe për të promovuar investimet e investitorëve rusë në Shqipëri. Në këtë drejtim, sektori i prodhimit të energjisë elektrike dhe hidrokarbureve, industrisë minerale, turizmit, infrastrukturave të rëndësishme, etj, u konsideruan si fusha që ofrojnë potenciale për një histori suksesi për investitorët rusë por edhe për Shqipërinë. Duke vlerësuar të rëndësishëm edhe kontributin e parlamenteve të të dy vendeve, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se ngritja e komisioneve parlamentare të miqësisë, si dhe rivitalizmi i komisionit të përbashkët ekonomik, por edhe kompletimi i kuadrit ligjor janë hapa të rëndësishëm për konsolidimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ndërkohë, gjatë takimin me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore ruse, ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, theksoi potencialin dhe nevojën e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Federatës Ruse. Në vijim, Kosachev konfirmoi vullnetin e palës ruse për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë me Shqipërinë. Duke u ndalur në thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, në takim u theksua rëndësia e mbajtjes së Sesionit të VII të Protokollit të Bashkëpunimit Ndërqeveritar shqiptaro-rus, i cili do të identifikojë fushat e bashkëpunimit ekonomik me interes të përbashkët. Gjatë takimit, Haxhinasto theksoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon si promotore e paqes, bashkëpunimit dhe e integrimit të tij. Ai gjithashtu nënvizoi rolin e Kosovës së pavarur si faktor stabiliteti dhe sigurie, si dhe u shpreh se shqiptarët do të bashkohen mes tyre, kur shtetet ku ata jetojnë, të jenë vende anëtare të Bashkimit Europian.

//albpress//
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi