Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

I fundit nga një brez heronjsh Empty I fundit nga një brez heronjsh

Fri 28 Oct 2011 - 13:58
Një pilot polak i cili shërbeu në flotën ajrore britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore, i fundit nga të gjithë bashkëatdhetarët e tij që u vendosën në shërbim të aleatëve pas kapitullimit të Polonisë, ndërroi jetën ditën e enjte në moshën 97-vjeçare.Lajmi u raportua nga e përditshmja polake “Wiadomosci”, e cila hapte artikullin me titullin: “Fundi i një brezi heronjsh”. Gjenerali i Brigadës, Tadeusz Sawicz u arratis në Britani pas kapitullimit të Polonisë dhe shërbeu në forcat britanike në periudhën 1940-47.Ai luajti një rol të rëndësishëm në mbrotjen e vendit gjatë “Betejës së Britanisë”, gjatë së cilës u dekorua për rrëzimin e tre avionëve gjermanë.Një zëdhënës i Forcave Ajrore Mbretërore, deklaroi: “Ekziston një mirënjohje e gjerë për të gjithë kontributin heroik që aviatorët polakë dhanë në fitoren e koalicionit të aleatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pavarësisht vdekjes, kontributi i Zotit Sawicz dhe të mijërave aviatorëve të tjerë polakë, nuk do të harrohet kurrë”.

Pas kapitullimit të Polonisë në shtator 1939, 17 mijë aviatorë, oficerë dhe staf teknik u zhvendosën në Angli, ku luftuan përkrah britanikëve në mbrojtjen e vendit të tyre. Një historian polak e kishte identifikuar 97-vjeçarin si pilotin e fundit të mbetur gjallë nga ai brez “heronjsh”,
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi