Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Tik-Tak-u i fundit i minatorit hero! Empty Tik-Tak-u i fundit i minatorit hero!

Tue 3 Jul 2012 - 21:28
Tik-Tak-u i fundit i minatorit hero! Miniera-e-bulqizes-300x190Prej kohësh Bulqiza është kthyer në një vend incidentesh vdekjeprurëse për minatorë, pasi edhe pse me galeri të pasura me mineral, prej të cilit fitimet janë kolosale, investimet në siguri janë të vogla. Ndërkohë, në mjaft raste kompanitë private me dhe pa emër, por edhe grupe kriminale, janë përplasur deri me armë për të zotëruar minierat.

Nga GERALDO DURDA

Ishte duke rënë mbrëmja, e cila po mbulonte me krahët e vetë Bulqizën.

Ishte data 01.07.2012 ku dritat e qytetit po ndizeshin njëra pas tjetrës. Në këtë qytet jetojnë njerëzit më të lirë të Shqipërisë, por dhe njerëzit më të varfër, më të shfrytëzuar, më të lënduar nga krimi shtetëror.

Në familjen e një minatori hero dëgjohen të qeshura, shikohet lumturi dhe pas pak shtrohet tavolina e bukës për të ngrënë për herë të fundit me familjen e tij. Është hera e parë që minatori hero në mes të ngrënies së bukës çohet dhe fillon të puthë një e nga një në faqe fëmijët dhe gruan e tij, duket sikur ajo do jetë hera e fundit… Ora po ikte me shpejtësinë më të llahtarshme të mundshme dhe dritat e qytetit po shuheshin njëra pas tjetrës…

Në qytetin e lirisë, Bulqizl troket mëngjesi… Minatori hero zgjohet nga gjumi dhe merr me vete trastën me bukë po që në të cilën nuk ka bukë por gurë… Me një gjendje shpirtërore të trazuar minatori hero do të donte të përqafonte fëmijët e tij. Por nuk është e thënë, fëmijët janë në gjumë… nuk mundi t’i shikonte për herë të fundit, siç nuk do munden as ata fëmijë të shohin babain e tyre të kthehet më në shtëpi… T’i përqafojë dhe të lozë me ta…

Nuk do e thonë më fjalën “baba”. Nusja e shoqëron princin e saj deri te pragu i derës… E përqafon fort (sikur diçka do ndodhte) princin e saj dhe ai e puth për të fundit herë, sepse nuk do të kthehet më pranë familjes së tij… Ishte i lumtur, qeshte dhe bënte shaka me kolegët e tij sikur të ishte hera e fundit… Hyn në galerinë e minierës për të bërë atë që ai dinte më mirë… Për të nxjerrë bukën e gojës për fëmijët e tij… Fillon punën si një njeri i lirë… kushte sigurimi nuk ka, por ai mendon për fëmijët e tij në tik-takun e fundit të jetës së tij…

Papritur dëgjohet një zhurmë, diçka po rrëshqiste, dheu po u drejtohej me shpejtësi… Dëgjohet një thirrje… Kërkohet ndihmë, thirrja vazhdon akoma dhe më rëndë: Ndihmë! Ndihmë!

Ndihma nuk vjen dhe minatori hero vdes me frikë e duke menduar për familjen e tij në tik-takun e fundit të jetës së tij. Iku nga kjo jetë si një njeri i lirë që jetën e çmonte më shumë se pasurinë. Iku nga kjo jetë si një hero, si shumë e shumë minatorë të tjerë të Bulqizës…

Vdiq në minierë, i rrethuar nga kromi, si trimi në fushën e betejës me armë në dorë. E tërë Shqipëria ndodhet aty!

/alb-observer.com/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Tik-Tak-u i fundit i minatorit hero! Empty Re: Tik-Tak-u i fundit i minatorit hero!

Tue 3 Jul 2012 - 21:33
sa keq ...Tik-Tak-u i fundit i minatorit hero! 1679826333 Tik-Tak-u i fundit i minatorit hero! 1679826333 sa poshte po e gropos SHQIPERINE kjo mafie qe ka ne krye te saje ???????Tik-Tak-u i fundit i minatorit hero! 2421821043 Tik-Tak-u i fundit i minatorit hero! 2421821043 Tik-Tak-u i fundit i minatorit hero! 2421821043
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi