Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tentoi të përdhunonte një djalë, rrezikon 10 vjet burg Empty Tentoi të përdhunonte një djalë, rrezikon 10 vjet burg

Fri 28 Oct 2011 - 14:29
Tentoi të përdhunonte një djalë, rrezikon 10 vjet burg Epandehura1Drejtuesja e një kompanie rrezikon deri në 10 vjet heqje lirie në Britani, pasi sulmoi seksualisht një asistent fluturimi ndërsa ndodhej në një avion.

25-vjeçarja Katherine Goldberg preku stuardesin në një zonë të ndaluar, ndërsa ishte në gjendje të dehur pasi konsumoi një gotë uiski, në fluturimin nga Johanseburgu në Londër.

E paditur për sulm seksual, akuza u konsiderua tepër e rëndë për t’u mbyllur me gjobë dhe gruaja mund të dënohet deri në dhjetë vjet heqje lirie.

Në seancën dëgjimore, 25-vjeçarja u konsiderua fajtore dhe i kërkoi gjykatës që të tregohet sa më e arsyeshme në gjykimin e saj.

Në ngjarjen e ndodhur në 24 gusht, drejtuesja i kërkoi me këmbëngulje asistentit që të futeshin në tualet për të kryer marrëdhënie seksuale. Pasi lutjet e saj u refuzuan, ajo vendosi të vepronte duke e kapur të riun nga organet e tij gjenitale. Sulmi i gruas u shmang vetëm falë epërsisë fizike të asistentit, por përpara ligjit, veprimi i saj është njësoj i rëndë siç mund të jetë rasti i anasjelltë, i ngacmimit të një mashkulli ndaj një gruaje.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi