Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

 Tentoi të përdhunonte të miturën, kapet në flagrancë 20-vjeçari Empty Tentoi të përdhunonte të miturën, kapet në flagrancë 20-vjeçari

Tue 21 Aug 2012 - 15:35
Vlorë, 21 gusht 2012, NOA- Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur.

Sipas uniformave blu të qytetit bregdetar, mësohet se 20-vjeçari Sajmir Demaj, me precedentë të shumtë penal, ka marrë me forcë një vajzë të mitur, të cilën e ka futur në një ambient, me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale, raporton noa.al.

Menjëherë në vend kanë shkuar oficerë të policisë kriminale, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë neutralizuar 20-vjeçarin, i cili ka qenë mjaft i dhunshëm dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë kohës që po përpiqej të kryente marrëdhënie seksuale me të miturën.

Policia informon se ky shtetas akuzohet për veprën penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe sqaron se 20-vjeçari banues në Vlorë, është person me precedent të shumë penale dhe me rrezikshmëri të theksuar kriminale.

“Ky shtetas është dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, ai i ka grabitur sendet personale shtetases L. P., duke e plagosur lehtë me thikë në grykë. Në cilësinë provës materiale i janë gjetur sendet e grabitura.

Për këtë vepër penale ky shtetas është dënuar me 5 vjet burg, nga të cilat ka vuajtur një pjesë dhe është liruar me kusht”, informon policia.

Gjithashtu sipas uniformave blu, mësohet se gjatë një kontrolli të ushtruar gjatë viteve të mëparshme, 20-vjeçarit në xhepin e pasëm të pantallonave, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një paketë cigare, brenda së cilës ndodhej një sasi bime narkotike me peshë 1 gram si ajo e llojit “Canabis sativa”.

Policia informon se në shkurt të këtij viti, 20-vjeçari është arrestuar në flagrancë pasi ka fyer, sharë e më pas ka kundërshtuar me dhunë duke goditur punonjësin e policisë me iniciale A. I.

b.gj/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi