Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pastron gabimisht veprën e artit Empty Pastron gabimisht veprën e artit

Mon 7 Nov 2011 - 16:49
Pastron gabimisht veprën e artit VepraFillimisht ngjason si barsoletë, por ngjarja ka ndodhur realisht.
Në Muzeun East Wall në Dortmund, ku gjatë muajit shkurt ishte transferuar vepra e famshme e artit e artistit gjerman.

Martin Kippenberger, ka ndodhur incidenti qesharak.
Kjo vepër e koleksionit të artistit, që përbëhej nga një kullë druri 2 metër ku në qendër ishte dekoruar me një vasë të vogël gome dhe ishte e mbuluar me një shtresë të bardhë, kapte vlerën e 800 mijë eurove.
Nga rindërtimi i ngjarjes bëhet e ditur se pastruesja, tepër e devotshme në punën e saj, i është afruar veprës së artit dhe duke menduar se ishte pis, i ka hequr të gjithë shtresën e saj dekorative.
Drejtori i muzeut Kurt Wetteng, që e ka definuar këtë incident di të turpshëm, ka komentuar duke thënë: “Ka pastruar çdo gjë si anët ashtu dhe bordurat e veprës në një mënyrë të frikshme”.
Ndër të tjera rregullorja ndalon punonjësve ë pastrojnë një vepër arti, madje atyre u ndalohet dhe prekja e tyre.
“Pastrimi i veprave duhet të kryhet në një distancë prej të paktën 20 centimetrash”, – shtoi Wetteng.
Aktualisht janë duke u bërë bisedime për një restaurim të kësaj vepre, por që dyshimet janë të shumta dhe vendimi final pritet të jepet nga vetë pronari i saj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi