Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Historia e artit Empty Historia e artit

Sun 3 Jul 2011 - 5:31
Historia e artit është shkencë e cila merret me zhvillimin historik të arteve pamore (arkitekturës, pikturës, skulpturës, grafikës dhe artit aplikativ). Merret me hulumtimin e marrëdhënieve në mes të disa veprave artistike, me jetën dhe veprimtarinë krijuese të disa artistëve, përshkrimin e përmbajtjes dhe formës së veprës artistike (ikonografisë, ikonologjisë), studimit të marrëdhënieve në mes të kulturave të ndryshme duke marrë për bazë faktorët politik, shoqëror, fetar dhe kombëtar.
Sot, pavarësisht nga njëra tjetra, studiohet :
Historia e artit perëndimor (Evropa, Amerika veriore dhe Australia)
Arti afrikan
Arti aziatik
Arti i Amerikës para-kolumbiane


Interesimi për skulpturë është paraqitur në antikitet (Vitruvije), pastaj është përtërirë në renesancë (Rilindja në Itali ; Leon Battista Alberti, Lorenco Ghiberti e të tjerë). Kontribut të rëndësishëm kanë dhënë shkrimtarët e biografive të artistëve si Giorgio Vasari ("Jetërat" 1550), J. von Sandrart (1675-79), etj.
Johann Joachim Wincklemann me veprën e tij "Historia e artit të epokës së vjetër" e vitit 1764 ka vënë themelet moderne të historisë së artit. Shumica e konsiderojnë Heinrich Wolfflinin (1864-1945) si babai i historisë moderne të artit i cili ka studiuar tek Burckhardi në Basel. Ai aplikon çasjen shkencore të bazuar në tri koncepte për historinë e artit : së pari shfrytëzon psikologjinë, pastaj përdor metodën krahasimore, dhe në fund studion artin nga këndi i popullit dhe kombit. Gjatë shekujve janë ndryshuar stilet e arteve pamore. Këto dallime shprehin ndryshimet në besime dhe tradita në të cilat janë bazuar njerëzit të krahasuar me zhvillimet e tyre njerëzore. Janë ndryshuar edhe materialet dhe kjo artistëve u ka mundësuar hulumtimin e formave të reja të shprehjes së botës e cila i rrethon.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Historia e artit Empty Re: Historia e artit

Sun 3 Jul 2011 - 5:32
Arti i Evropës perëndimore

Arti perëndimor është shprehje për produkcionin artistik të Evropës dhe Amerikës Veriore e cila ka bazë artin e Greqisë Antike dhe Romës, e cila rrënjësisht dallohet nga arti lindor me bazë Bizantine dhe Islamike, si dhe nga ai Indian, Kinez, Japonez, arti Afrikan dhe arti i Amerikës para Kolumbiane.
[redakto]Periudhat dhe drejtimet e artit perëndimor
Parahistoria : Arti Paleolitik • Arti Neolitik • Arti i epokës së metalit
Antika : Mesopotamija e lashtë • Arti i Egjiptit të lashtë • Arti i Greqisë se lashtë • Arti i Romës së lashtë.
Antika e vjetër dhe mesjeta : Krishterimi i hershëm • Arti Bizantin • Paramontika • Romantika • Gotika
Shekulli XV - XVIII : Renesansa • Barok • Rokoko • Neoklasicizmi
Shekulli XIX : Romantizmi • Realizmi • Historicizmi • Impresionizmi • Postimpresionizmi • Simbolizmi • Pointilizmi
Shekulli XX : Art Nouveau • Fovizimi • Ekspresionizmi • Naiva • Kubizimi • Orfizmi • Arti apstrakt • Suprematizmi • De Stijl • Konstruktivizmi • Futurizmi • Dadaizmi • Metafizmi • Nadrealizim • ekspresionizmi apstrakt • Arti kinetik • arti Pop • arti Op • Neo-realizmi • Minimalizmi • Tashizmi • Informeli • arti konceptual • Land art • Postmodernizmi.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Historia e artit Empty Re: Historia e artit

Sun 3 Jul 2011 - 5:32
Arti në Azi

Tradicionalisht arti në Azi ka kuptim simbolik, e cila mshifet pas temës së figurës, skulpturës apo skalitjes dhe është më e rëndësishme se iluzioni real. Në Kinë, për shembull figurat e peizazhit janë të stilizuara për të paraqitur idetë e mendimeve religjioze : harmoninë natyrore, paqen dhe virtytin. Në Kinë dhe Japoni kaligrafija është konsideruar formë e lartë mbretërore. Mbishkrimet zakonisht janë të shkurtëra dhe situata poetike

Arti kinez
Kina ka një histori dhe një tradite kulturore mijëvjeçare, por ajo mbeti për një kohe te gjate e izoluar nga pjesa tjetër e botes. Shembulli me I dukshëm i kësaj ndarjeje është Muri I madh Kinez, një nga ndërtimet mbrojtëse me te mëdha ne te gjithë historinë njerëzore. Kjo shkëputje nisi te ndryshonte qe prej mesjetës, ku marrëdhëniet e saj me Perëndimin filluan te japin frytet e para. Arti tradicional kinez është i lidhur kryesisht me perandorët. Thuajse te gjithë artistet dhe arkitektet profesioniste ishin nën punës shtetëror ne shërbim te tyre, te ndikuar tërësisht nga stili i oborrit. Kalimi I pushtetit nga njëra dinasti ne tjetrën ndiki mjaft ne zhvillimin e artit kinez, ndaj edhe sot, për te dalluar fazat e kësaj prodhimtarie artistike, ato emërtohen me emrin e dinastive ne te cilat u krijuan. Por, përtej dallimeve midis periudhave te ndryshme, arti kinez ka tiparet e tij karakteristike, qe e bëjnë te dallueshëm dhe mjaft origjinal. Finesa, përkushtimi, delikatesa dhe persosmeria teknike janë tipare dalluese te artit kinez.
Këto tipare gjenden kudo : ne pikture, ne skulpture dhe ne arkitekture. Kultura kineze filloi te ndikonte ne Evrope qe ne mesin e shekullit XVII dhe me vone u kthye ne mode.Pasioni për Orientin u shfaq sidomos ne zbukurimin e mjediseve te brendshme, ne admirimin e vazove te porcelanit, mobiliet, tapetet dhe, ne përgjithësi, ne te gjithë ornamentikën kineze. Arkitektura kineze shfaqet ne forma dhe materiale te ndryshme qe përbehet si nga ndërtimet civilie, ashtu edhe nga ato fetare. Ndërtimet shoqërohen me zbukurime te shumta dhe te çmuara ne pikture dhe skulpture. Dëshmitë me te rëndësishme janë pallatet perandorike dhe monumentet funebre te njerëzve te pushtetshëm. Forma me e njohur e arkitekturës kineze është pagoda, një kullë disakatëshe e zbukuruar me shume korniza e tarraca.

Piktura edhe skulptura kineze
Piktura u adhurua me shume se çdo gjë tjetër prej evropianeve. Ajo qe ata vlerësonin se tepërmi ishte liria e vendosjes se figurave ne siperfaqe, eleganca dhe thjeshtësia e linjave, virtuoziteti I shenja grafike, thjeshtësia e ngjyrave etj. Zgjedhjet “origjinale” te kompozimit ne pikturën kineze e nxiten mjaft fantazinë e artisteve Evropian. Teknika 2-permasore e saj, mbizotërimi i penelit si mjet kryesor, përdorimi i materialeve jo te zakonshme për pikturën, si tekstilet e ndryshme, i frymëzuan shume artistet evropian. Te mësuar me një mbingarkese shenjash, ngjyrash dhe formash dhe sidomos te perpire nga dëshira për imitimin treparesor te realitetit. Dalëngadalë piktura fitoi rolin kryesor ne artin kinez. Veprat me interesante u realizuan ne copa mëndafshi apo letre, me ngjyra transparente, te lehta e delikate, me silueta te zeza qe përcaktonin qarte format. Piktura te tjera trajtojnë peizazhet, duke shënuar nisjen e një rruge te gjate dhe te larmishte te kësaj gjinie. Peizazhet realizohen me pak elemente, si simbole te asaj çka paraqet dhe ndodh shume rralle qe at atë paraqesin natyrën me te gjitha detajet. Skulptura kineze përmban një prodhimtari te pafundme statujesh dhe statuetash, te realizuara me mjaft mjeshtëri. Materialet e përdorura janë te ndryshme ku me te rëndësishmet janë : porcelain, fidishi metale te tjera.
Arti Japonez është realizuar si kopje direkte e kulturës kineze apo si kundërënie e kulturës kineze. Më e njohur është për nga arkitektura dhe grafikat e vjetra. Katsushika Hokusai (1760-1849) ndoshta është grafiku më i njohur japonez. Drugdhendjet e tij paraqesin peizazhe, por edhe pamje nga jeta e përditshme (të quajtura ukiyo-e). Ngjyrat dhe kompozimet e tij janë mjaft të shprehura.
Arti indian përmes Persisë ka krijuar lidhje me Lindjen e afërme dhe Kinën, por ka mbetur shumë kohë vetjake dhe origjinale e inspiruar nga hinduizmi dhe budizmi. Gjatë kohës së Mbretërisë Mughale (shek 16-17) në Indi ka lulëzuar piktura figurative miniatura, e cila është karakterizuar me bollëkshmërisë së ngjyrës dhe theksimit të posaçëm. Arti indian me religjionin e hinduizmit është zgjeruar në Azinë juglindore (Indokinë), para se gjithash në Java (Borobudur). Veçori unike e arkitekturës budiste janë ngrehinat e larta të gurta (pagodat), të cilat janë më të shumta në Mijanmar (Burmë). Por tempulli më monumental hidu-budist është faltorja më e madhe ndonjëherë e ngritur – Angkor Wat.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Historia e artit Empty Re: Historia e artit

Sun 3 Jul 2011 - 5:32
Arti në Afrikë

Arti afrikan ka traditë të gjatë, edhepse mungesa e dokumentacionit vështirëson vijueshmërinë e tij historike. Format kryesore artistike janë skulpturat dhe maskat. Shumica e këtij arti, sipas të gjitha gjasave, kanë aplikim religjioz dhe ceremonial. Teknikat më të zhvilluara kanë qenë gdhenjet e drurit dhe pjesët e bronzit.
Skulptura
Zakoni i pasur i skulpturës në Afrikën perëndimore fillon me fugurat prej gline të cilat i ka punuar populli Nok rreth vitit 500 para epokës sonë. Rreth shekullit të 13 të epokës sonë Ife-t në Nigeri kanë filluar të ndërtojnë derdhje të jashtëzakonshme të bronzit të kokës dhe të figurave, me stil të posaçëm realistik. Kjo sigurisht ka ndikuar edhe në ndërtimin e skulpturave në Benin, Nigeri, prej shekullit të 16-të deri në shekullin e 19-të.
Maskat
Maskat afrikane mund të paraqesin ndonjë fantazmë, kërcënim apo mund të jenë krejtësisht paraqitje dekorative. Do mëthënia e tyre nga maskerade (vallëzim, dramë apo muzikë) të cilat janë pjesë përbërëse e tyre. Materiale që përdorën janë druri, fildishi, guacat dhe margaritarët.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Historia e artit Empty Re: Historia e artit

Sun 3 Jul 2011 - 5:33
Arti i amerikanëve Parakolumbian

Bashkësitë shoqërore të sofistikuara amerikanëve vendor, siç janë Actekët dhe Majat në Meksikë, pastaj Inkasit në Peru, kanë krijuar stile të posaçme artistike dhe arkitektonike. Rreth 3000 vjet populli nomad në Amerikën Veriore dhe Jugore kanë shënuar në tokë skulptura të inspiruara në frikën apo kanë krijuar ledhe dheu format e t cilave mund të shihen vetëm nga naltësi të mëdha nga qielli.
Format e komplikuara dhe me mjeshtri në të gdhendur, shkopinjt totemik dëshmojnë statusin e shumë prijësve të Indijanëve veriamerikan. Në jugperëndim Indijanët veriamerikan në bazë të rrafshtë butësisht kanë hedhur rërë të ngjyrosur apo gurë të bluar dhe kështu kanë krijuar pamje jetëshkurtëra të figurave me rëndësi ceremoniale.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Historia e artit Empty Re: Historia e artit

Sun 3 Jul 2011 - 5:33
Arti pacifik

Takimi me kulturat krishtere evropiane prej shekullit të 18 e këndej ka pas veprim humbës në mënyrën e vjetër të jetës në ujdhesat pacifike. Pjesa më e madhe e artit është humbur, edhepse janë ruajtur vetëm disa skulptura të jashtëzakonshme, duke iu falënderuar qëndrueshmërisë së tyre. Në mesin e formave të rëndësishme të artit pacifik janë gdhendjet e drurit dhe të gurit, vizatimeve në lëvoret e drunjve, maskat e fantazmave dhe tatot e komplikuara të trupit.

Skulpturat në ujdhesën e Pashkëve
Në mes të viteve 400 dhe 1680 njerëzit në ishullin e Pashkëve kanë formësuar nga shkëmbinjtë vullkanik koka të mëdha të larta deri në 12 metra. Ato dëshmojnë kujtimin në kërcënimet e perëndisë ndaj krerëve të fiseve.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Historia e artit Empty Re: Historia e artit

Sun 3 Jul 2011 - 5:33
Rilindja Veneciane

Piktura veneciane është e karakterizuar nga kërkesa e bashkimit mes njeriut dhe natyrës. Njeriu nuk e dominon natyrën si pikturat ne Firence. Nëpërmjet rregulloreve matematikore te perspektives nga peizazhi i ndërtuar preferohet peizazhi natyral. Nganjëherë ne një atmosfere te bute te qete me drite ne te cilën njeriu merr pjese ngjyra behet mjeti shprehës i cili zëvendëson vizatimin me ligjet gjeometrike te proporcioneve për te ndërtuar formën dhe volumin për te realizuar piktorikisht terapinë funksionale mes njeriut dhe natyrës përdoret piktura tonale. Ngjyrat shkrihen me velatura efekte te bardhësisë dhe hapësirat krijohen drejt me variacione tonalitetesh gjyrore pa i realizuar me pare me vizatim... Tre piktoret venecian janë Xhorxhone Ticiani Tintoreto (Xhorxhone) Shterngata Shterngata një nga kryeveprat e pikturave te rilindjes dhe një nga pikturat e para italiane ne te cilën protagonist është peizazhi. Pisazhi i ndërtuar nga peme nga një lume qe rrjedh drejt spektatorit te një qyteti me modern ne sfond. Burri ka një rol sekondar ne te djathte esht ulur gruaja e re e cila ushqen fëmijën e cila drejtohet nga spektatori duke u përfshire ne skeme. Ne te majte i biri i veshur me modën e fundit shikon me një buzëqeshje te ngrire. Gruaja dhe burri paraqesin njerëzimin ne pritje te një eventi natyror. Shtrëngata e cila është paraqitur nga një drite Qielli i mbushur me re. Situata nuk paraqitet ne mënyre dramatike, nuk paraqet frike tek personazhet përkundrazi e presin me qetësi. Eshtë një kontradit mes motit dhe qetësisë, mes burrit dhe gruas te cilët tregojnë pritje kur vëzhgojnë pikturën e cila na fut ne një atmosferë misterioze. 1506-1508 shtrëngata ka përmasa 82 x 73 pikture vaji. Gjendet ne galerinë e Akademisë.
Peizazhi misterioz (xhorxhone pikturon kuadron me teme jo me tërësisht fetare portretet femërore peizazhe.
Xhorxhone është Nxënës i Xhovani Belinit i cili zhvilloi pikturën e cila do te emërohet piktura tonale. I cili i ndërton kuadrin nëpërmjet ngjyrës pa e vizatuar me pare. Xhorxhone beri revolucion ne tekniken piktorike e cila do te vijoje e do te zhvillohet nga Ticiani bashkëpunëtore dhe nxënës i xhorxhones. Paulo Veroneze dhe nga piktoret e 600 te lidhur me pikturën veneciane Karavaxho, Rubens, Pjeter la Kontone.
Materia ngjyre do te kthehet ne mjete shprehës për artistin e cila do te jete baze për piktoret e 600-800. Piktura tonale do te jete një liri ekspresive e jashtëzakonshme large ndërtimeve te ngurta te perspektives dhe gjeometrisë për xhorxhonen.
Qe do te thotë krijim te efekteve variacioneve perzierive individuale te toneve ngjyrore dhe interpretimit te atmosferës me penelata te shpejta.
El Greko (1541-1614) është një nga artistet me te mbrekullueshem te Evropës dhe gjysmes se 500 krijues i një gjuhe piktorike te veçante i influencuar nga pikturat e Tintoretos Ai propozon një arte vizionare me ngjyra te pastra i populluar nga një galeri personazhesh ireale si figurat qe i japin jete ëndrrave. El Greko arratiset nga realiteti qe i ngjall deshperim dhe e vetmja strehe për një shpirt te ndjeshëm është fantazia pikërisht për këtë qellim është i lidhur dyfish me realitetin sepse sa me shum largohet aq me tepër zbulon karakteristikat e manierizmit jon Arti i rafinuar i lidhur me abstraksionin shkëputja e perspektives dhe promocioneve te rilindjes afirmimi i lirisë ekspresive, format klasike interpretohen ne mënyre personale. Figurat janë te lidhura me peizazhe joreale. Gjyrat janë fantastike te cilat janë dëshmie e vizioneve.
Kemi vendosje te ngjyrave te përziera. Ne Venecia krijohet personaliteti i tintoretos iku galeria e Ticianos interesat e e këtij artisti shkojnë drejt Mikelanxhelos dhe manjerizmit te Italisë qendrore. duke i dhëne jete pikturave me dramacitet te forte dhe pikturor manierizmi.
Fjala manierizmi rrjedh nga fjala maniera mënyre nga ky term i 500 te ndjekësh artin e te mëdhenjve. LEONARDO, RAFAELO MIKELANXHELO. Sot përkundrazi vazhdon për te saktësuar periudhën kulturore dhe artistike ne te cilën vazhdon Rilindja e jekur, kriza e saktësisë se njeriut te 400 ishte lajmëruar nga rafaelo dhe Mikelanxhelo artistet manierist ata janë deshmimtar te krizës shpirtërore qe ndjek gjithë 500 janë personalitet dhe shpesh te izoluar mens me te tashmes thakomo Pantorno, Sroso fiorentino, Korexho tintoreto, El greko
Histori arti Piktura është realizuar me një game kaloristike delikate bazuar ne gamen e jeshiles me shum pak prekje tek veshja me te kuqe ose me te bardhe tek manteli gruas është ndoshta piktura e pare e bazuar tërësisht mbi raportet e ngjyrave subjektit i kompozimit është shum misterioz , pavarësisht gjithë tentativave te interpretimit.. TRE FILOZOFET (Xhorxhone) Portret gruaje Ticiani nga Venecia, influencoi shume piktorin venecian te 500 teknika e tij e veçante është admiruar dhe imituar nga artistet te 600 evropiane si Rubens, Van Dyke, Velaskes i cili do te ver bazat e revolucionit te teknikes piktorike qe do te përmbushet me artin modern komtemporon Me ndryshim nga Xhorxhone Ticiani ka pasur karrierë te gjate mbi 70 vjeç i nderuar dhe me post prestigjioze ka qene i përzgjedhur nga gjithë familjet e famshme nga perandori Karli 5.

Marre nga Wikipedia Shqip
Sponsored content

Historia e artit Empty Re: Historia e artit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi