Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

10 grabitjet më të mëdha të artit në botë  Empty 10 grabitjet më të mëdha të artit në botë

Sat 11 Dec 2010 - 21:07
Në Paris është kryer vjedhja e radhës dhe një ndër vjedhjet më të mëdha të artit. Disa kryevepra të pikturës e të artistëve më të njohur me vlerë 500 milionë euro janë vjedhur nga Muzeu Modern i Parisit. Policia franceze deklaroi se pesë piktura, duke përfshirë edhe kryevepra të Pikasos dhe Matises, janë vjedhur nga Muzeu i Parisit. Një zyrtar i policisë u shpreh se është raportuar për mungesën e pikturave në Muzeun e Artit Modern, ndërkohë që është gjetur i thyer edhe xhami i një prej dritareve të muzeut. Pikturat ishin të piktorëve, si Pablo Pikaso, Henri Matise, Fernand Leger, etj. Vlera totale e tyre thuhet të ketë qenë rreth 500 milionë euro (635 milionë dollarë) dhe duke parë shifrën autoritetet besojnë se është e vështirë që vjedhësit të gjejnë klientë në tregun e pafund të artit. Ndonëse disa hetime të mëparshme të policisë dolën në përfundimin se koleksionistë të caktuar nxisin vjedhjen e veprave të tilla, thjesht për interes vetjak. Ky nuk është rasti i parë i vjedhjes së pikturave.



Ja cilat janë grabitjet më të mëdha



1. Duka i Uellingtonit, Goja

Në vitin 1961, Çarlls Uigstman, koleksionisti i pasur amerikan, biznesmen i naftës bleu “Portreti i Dukës së Uellingtonit” të Gojas për 392 mijë dollarë dhe kishte në plan ta merrte në SHBA. Pati një shpërthim kaq të madh të zemërimit të publikut, saqë Qeveria britanike e rriti shumën e nevojshme për ta shitur. Më pak se tri javë pasi u var në mënyrë triumfale në Galerinë Kombëtare, ajo u vodh. Hajduti kërkoi një shpërblesë në pothuajse të njëjtën shumë dhe tha se këto pra do t’i çonte për bamirësi.

Në vitin 1965, hajduti dërgoi një pusullë për të përditshmen britanike “The Daily Mirror” dhe piktura u gjet nga policia në një zyrë hekurudhore bagazhesh. Hajduti, një shofer autobusi i papunë me emrin Kempton Bunton u vetë-dorëzua gjashtë javë më vonë. Ai kish planifikuar që të përdorte parat për të blerë licenca televizive për të varfrit. U burgos për tre muaj.



2. Fshikullimi i Krishtit - Piero della Françeska

Italia, shtëpia e artit ka qenë njëkohësisht shtëpia e vjedhjeve të veprave të artit. Kur dy vepra të Piero della Françeskas, “Fshikullimi i Krishtit” dhe “Madona e Senigalias” si dhe një vepër e Rafaelit “Memeci” u prenë dhe shkëputën nga kornizat e tyre dhe u vodhën nga Pallati i Dukës në Urbino, kjo u përshkrua si vjedhja e shekullit sa u përket veprave të artit. Vjedhja kishte si motiv të vetëm fitimin. Ajo u krye nga hajdutë vendas që planifikuan të shisnin veprat në tregun ndërkombëtar dhe ata nuk do të ishin të fundit që të zbulonin se një pjesë e madhe e kryeveprave të riprodhuara të artit është e pamundur të shndërrohen në para. Pikturat u gjetën të padëmtuara në Zvicër në vitin 1976.



3. Piktura të ndryshme -

Renoar, Mone, Koro

Vjedhja e nëntë pikturave, përfshirë “Duke u larë” të Renua dhe “Impresioni, Soleil Levant” të Mone, e cila i dha emrin rrymës së Impresionizmit, nga muzeu Marmotan në Paris ndodhi në vitin 1985. Policia mendoi fillimisht se krimi ishte kryer nga grupi radikal “Veprim Direkt”. Por, shumë piktura që ishin vjedhur nga një muze provincial francez në fillim të vitit 1984 u zbuluan në Japoni, pas një informacioni që u sigurua prej një shitjeje të vogël. Pikturat ishin në duart e Shuiniki Fuxhikuma, një gangster i njohur. Ai kishte qenë gjithashtu njeriu prapa grabitjes në muzeun Marmotan. Fujikuma ishte arrestuar në Francë me 7.8 kilogramë heroinë në vitin 1978. Gjatë qëndrimit për pesë vite në burg ai u njoh me Filip Xhamin dhe Jusef Kimun, anëtarë të sindikatës së vjedhjeve të veprave të artit, me të cilët kreu vjedhjen. Por pikturat u rigjetën n vitin 1991 në Korsikë.



4. Koshi i qepëve - Shardin

Grabitja në degën e Manhatanit të tregtarit londinez, Kolnagi në “East 8 Street” ishte shumë e sofistikuar. Ajo përfshinte hyrjen brenda përmes një çatie prej xhami, si dhe një manovrim me një litar që u ka mundësuar grabitësve të zbresin teposhtë kafazit të shkallëve. Megjithatë, pasi u futën brenda ata nuk rezultuan aspak të aftë, duke u marrë me vetëm disa piktura dhe duke mos përzgjedhur aspak më të mirat. 8 pikturat dhe dhjetë vizatimet që ata grabitën përfshinin dy piktura nga Fra Angelico, e siguruar për 4 milionë dollarë dhe “Koshi i Qepëve” të Shardin. Vetëm 14 rrej veprave janë rigjetur. Grabitja pati një vlerë totale prej 6 deri 10 milionë dollarë, duke e shndërruar atë në vjedhjen më të madhe të veprave të artit në Nju-Jork. Ajo nxori në pah fakti që grabitjet në galeritë private mund të rivalizojnë ato nëpër muze.



5. Lulediellet e thara - Van Gog

Tre piktura të Van Gog, përfshirë “Lulediellet e thara”, “Brendia e endësit” dhe një version i hershëm i “Patatengrënësve” u vodhën në muzeun Kroller-Muller, Holandë. Modeli i vjedhjeve të veprave të artit ndjek pak a shumë dhe pasqyron atë të vetë tregut të veprave të artit, dhe në këtë rast ndodhi pikërisht kjo gjë. Vetëm dy javë më parë, ishte botuar një listë e çmimeve më të lartë që paguhen për veprat e artit tek shtëpitë e ankandeve Sotheby dhe Kristie. Mes dhjetë më të kushtueshmeve ishin edhe pesë vepra të Van Gogut, duke përfshirë edhe çmimin 53.9 milionë dollarë për “Irisi”, që në atë kohë ishte çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një pikturë. Hajdutët u rikthyen dhe kërkuan 2.5 milionë dollarë për të dyja. Policia arriti t’i rimarrë në 13 korrik 1989.

6. Stuhia në Detin e Galilesë - Rembrant

Në orën 01.24 të mëngjesit pas ditës së Shën Patrikut, dy burra me uniforma policie trokitën në një derë anësore të muzeut Izabela Stjuart në Boston, duke thënë se kishte një lloj “problemi” në bodrume. Rojet i lanë të hyjnë brenda, por pas vetëm pak sekondash e panë veten të lidhur me pranga dhe të mbyllur në një bodrum. Veprat që hajdutët arritën të vjedhin përfshinin “Koncertin” e Vermeer, “Stuhia e Detit të Galilesë”, që është e vetmja pikturë me sfond detin e Rembrandtit, vepra të Degas, si dhe disa sende të tjerë që përfshinin një pjekëse buke kineze të bronztë si dhe një shtizë flamuri nga koha e Napoleonit. Të paprekura mbetën pikturat e Rilindjes, përfshirë “Evropën”, e cila është vepra më e kushtueshme në të gjithë koleksionin.



7. Portret i një piktori pers –

I panjohur

Muzeu Kombëtar i Kuvajtit dhe Shtëpia e Sendeve Antike Islamike u vodhën gjatë pushtimit shtatë-mujor nga Iraku. Të dy muzetë kishin një koleksion arti islamik, një prej më të mirëve në botë, që ishte koleksionuar nga familja Al Saba e Kuvajtit në vitet ’70 dhe ‘80. 20 mijë sende, përfshirë armë, qeramika, enë prej argjile, plumbi dhe vepra dekorative nga Persia e lashtë, mamlukët e Egjiptit dhe perandorët mugalë në Indi si dhe Kuvajtin e epokës së bronzit ishin paketuar në arka e nisur drejt Muzeut Kombëtar të Irakut në Bagdad, në një varg me 17 kamionë.

Në atë kohë mendohej thuajse i pamundur kthimi i tyre përveç se përmes blerjes copa-copa në tregun e zi deri sa një ekip i vogël kuratorësh mbërriti në Bagdad gjashtë muaj pas armëpushimit. Mes 16 shtatorit dhe 20 tetorit 1991 ishin rikthyer 16000 pjesë.



8. Fusha me grurë dhe sorrat -

Van Gog

Katër holandezë u arrestuan për vjedhjen e Muzeut Stedelijk në Amsterdam të jo më pak se 20 veprave të Van Gog. Ato u risollën brenda një ore. Policia kish mendimin se nëse vjedhja do të ishte e suksesshme nuk do kërkohej asnjë shpërblim për to. Pikturat do të bëheshin thjeshtë instrumente financiarë në tregun e zi të artit siç ndodh rëndom në raste të tilla. Tre prej tyre ishin dëmtuar keqas, duke përfshirë një prej pikturave të fundit vizionare të Van Gog, “Fusha me grurë dhe sorrat”. Fakti që shumica e veprave të artit që vidhen rikthehen në formë pak a shumë të mirë mund t’i bëjë njerëzit të kenë një besim të tepruar. Por, siç tregon ky rast, veprat e artit janë të brishta dhe mund të mos kenë shumë fat.



9. Parisieni i ri - Renoar

Pak minuta para orës së mbylljes në një fund dhjetori para disa vitesh, një burrë hyri në Muzeun Kombëtar në Stokholm, me një automatik në duar. Ai ia drejtoi një roje të paarmatosur në holl, ndërkohë që dy bashkëpunëtorë të tij që ishin futur brenda tashmë morën një autoportret të Rembrandt si dhe dy piktura të Renoar, “Parisieni i ri” dhe “Bashkëbisedimi” në katin e dytë. Ata kryen një arratisje si në filma, duk mbushur dyshemenë me gozhdë për të shmangur ndjekjen dhe duke u larguar me një motobarkë.

Më pas, hajdutët iu afruan një avokati, i cili transmetoi kërkesën e tyre për të rikthyer veprat: 10 milionë dollarë për pikturë. Oficeri i policisë i ngarkuar me hetimin kërkoi fotografi. Tetë vetë janë arrestuar për këtë çështje dhe ka tashmë një mandat arresti për një të nëntë. Por, edhe sot e kësaj dite, pikturat nuk janë gjetur.



10. Britma - Eduard Munç

Në 22 gusht 2004, “Britma” e Munç u grabit me armë, bashkë me “Madona” e Munç. Zyrtarë të muzeut u shprehën se kishin shpresë se do e rimerrnin sërish pikturën, duke supozuar se ndoshta hajdutët do të kërkonin para. Në 8 prill 2005, policia norvegjeze arrestoi një të dyshuar në lidhje me vjedhjen. Në 28 prill 2005, u përhapën zëra se dy pikturat ishin djegur nga hajdutët për të fshehur provat. Në 1 qershor 2005 bashkia e Oslos ofroi një shpërblim 2 milionë korona norvegjeze për informacione që do të ndihmonin në gjetjen e pikturës. Në fillim të vitit 2006, gjashtë vetë me precedentë penalë dolën para gjyqit nën akuza qoftë për ndihmë në planifikim, qoftë për ekzekutim të vjedhjes. Tre prej tyre u dënuan nga 4 deri tetë vite burg në maj 2006.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi