Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lindja e brezit të shtëpiakëve  Empty Lindja e brezit të shtëpiakëve

Tue 8 Nov 2011 - 16:00
Për shumë kohë, shtëpiake ka qenë një profesion me të cilat shumë gra të papunësuara identifikoheshin. Megjithatë, në vendet e zhvilluara, tendenca po ndryshon dhe po krijohet një brez gjithmonë e më i madh “shtëpiakësh”. Një artikull i botuar në një revistë franceze ditën e hënë zbulonte shifra se në vendet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, numri i femrave që diplomohen nga universitetet është nga 10-50% më i lartë.Ndonëse meshkujt paguhen më shumë për të njëjtën punë për momentin, parashikohet që kjo tendencë të mos vazhdojë edhe për shumë kohë. Sipas revistës, ndërkohë është duke u krijuar një brez i ri shtëpiakësh ose meshkujsh që në të ardhmen, si detyrë e vetme do të kenë të përkujdesen për familjen dhe shtëpinë, ndërsa gratë e tyre do të punojnë.

Sipas revistës, ky ndryshim tendence do të sjellë edhe një ndryshim rrënjësor në mënyrën e konceptimit të lidhjeve, ndërsa femrat do të detyrohen të gjejnë gjithmonë e më shumë meshkuj nën nivelin e tyre intelektual apo arsimor.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi