Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lindja në senatorium Empty Lindja në senatorium

Fri 8 Feb 2013 - 20:38

Jeta e Patrisës ka ndryshuar 180 gradë. Ajo po gëzon mëmësinë dhe shansin për të jetuar për së dyti. Të gjithë u tronditën, por njëherësh u entuziazmuan një ditë më parë me lajmin për adhjen në jetë të një bebeje në kushte ekstreme shëndetësore: Nëna e saj ishte në koma!

Sot, fatmirësisht edhe Klea e sapolindur, por edhe nëna e saj gëzojnë shëndet të mirë.

“Kur hapa sytë, pranë vetes kisha mamanë dhe dajën që ishte kujdesur shumë për mua. Më thanë që isha bërë me vajzë. Falë mjekëve, gjendja ime është shumë e mirë tashmë”, shprehet Patrisia.

Familjarët e pacientes besojnë se mjekët dhe vullneti i Zotit bënë të mundur këtë mrekulli, në një kohë që edhe ata vetë shpresonin pak për jetën e të dyjave.

Daja tregon: “Patrisin e ka shpëtuar puna e mjekëve dhe mrekullia nga një forcë e mbinatyrshme.”

Gjithë situata me të cilën u përballën befas familjarët e 30-vjeçares shtatzënë ishte një makth, ku mes shanseve për të mbijetuar nëna apo bebi parashikohej edhe fundi fatal për të dyja.

Daja, i cili është mjek, shton: “Ka qenë një nga situatat më të vështira të jetës sime si nga ana njerëzore, ashtu edhe nga ajo profesionale. Gjendja u rëndua aq shumë sa kaloi në koma.”

Për ekipin e mjekëve të Qendrës Spitalore Universitare “Shefqet Ndroqi” rasti i kësaj nëne shtatzënë ka qenë shumë emergjent dhe nga më të vështirët me të cilin janë përballur.

Gadishmëria e mjekëve obstetër të maternitetit “Koço Glozheni” dhe ekspertët e Senatoriumit kanë bërë të mundur që vogëlushja Klea të vijë mrekullisht në jetë. Megjithëse edhe ajo në gjendje shumë kritike në fillim.

Reanimatori Fahri Kokiçi thekson: “Ishte emocion sepse nuk ndodh shpesh në sallat tona të lindë fëmija. Reagimi ynë bëri që të shpëtohen dy jetë. Risku i operacionit ishte shumë i madh, por morëm lejen e familjarëve.”

Dhe emocioni i bekimit nga një jetë e re tani po përjetohet edhe nga familjarët. Klea ka lënë maternitetin ku ka qenë e intubuar për gati dy ditë për të filluar jetën normale në familjen e saj nën kujdesin e veçantë të të atit. Patrisia që ka mundur ta shijojë për pak çaste takimin me krijesën e saj, pret me padurim bashkimin. T.CH
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi