Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çështja Çame: Përspektivat dhe Mundësitë për një Zgjidhje Paqësore   Empty Çështja Çame: Përspektivat dhe Mundësitë për një Zgjidhje Paqësore

Fri 11 Nov 2011 - 19:17
Organizata Shqiptaro-Amerikane ÇAMËRIA do të mbajë këtë fund jave, në bashkpunim me Departmentin e të Drejtave të Njeriut të Universitetit Kean (Kinë) të shtetit Nju Xhersi, seminarin kushtuar Çështjes Çame.



Kjo nismë është në traditën më të mirë të diasporës shqiptaro-amerikane, e cila për një shekull tani nuk ka pushuar kurrë së vepruari në favor të kauzës kombëtare dhe në mbrojtje të të drejtave të njeriut për shqiptarët kudo në trojet e tyre në Ballkan. Është e vërtetë se komuniteti shqiptaro-amerikan, gjatë dekadave, ishte shumë i preokupuar me gjendjen që mbizotëronte në Shqipërinë komuniste dhe në Kosovën e martirizuar. Gjatë luftës së ftohët, shqiptaro-amerikanët nuk pushuan kurr, me mundësitë modeste që kishin në dispozicion, duke informuar qeverinë dhe populin amerikan për krimet që po bënte qeveria komuniste e Enver Hoxhës kundër popullit të vet në Shqipëri. Dy dekadat e fundit të shekullit të kaluar, komuniteti shqiptaro-amerikan ishte instrumental në bindjen e Amerikës dhe mund të thuhet edhe më gjërë, për krimet e regjimeve të njëpasnjëshme serbe kundër popullsisë së pafajshme shqiptare në Kosovë, me qëllim zhdukjen ose dëbimin e shqiptarëve nga në trojet e tyre shekullore. Veprimtaria dhe angazhimi i kësaj diaspore, besoj unë, siguroi më vonë angazhimin e drejtë për drejtë dhe përkrahjen e qeverisë dhe të popullit amerikan për ndërhyrjen ushtarake të aleancës së NATO- s kundër forcave ushtarake e policiore të Millosheviçit, që më në fund çoi në një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike, që është sot.

Edhe ky seminar i organizuar këtë javë nga Organizata Shqiptaro-Amerikane Çamëria është në traditën e këtyre përpjekjeve historike të individëve dhe të organizatave të ndryshme shqiptaro-amerikane. Dikurë ishte vështirë që të mbroheshin dhe të luftohej për të drejtat e shqiptarëve në Ballkan kur vet shteti amë Shqipëria nën regjimin komunist, shtypte në mënyrën më brutale shtetasit e vet. Fatbardhsisht, sot situate ka ndryshuar. Shqipëria dhe Kosova janë shtete të lira dhe të pavarura, dhe si të tilla, u takon edhe atyre – dhe jo vetëm diasporës shqiptaro-amerikane -- që të mos ngurrojnë dhe mos të kenë frikë, por të mbrojnë tani të drejtat e shqiptarëve kudo. Ashtuqë të gjithë shqiptarët, përfshirë edhe Çamët në Greqi dhe jashtë sajë, të cilëve pas vuajteve dhe sakrificave nga më të tmershmet, duhet tu rivendosen të drejtat e tyre, përfshirë edhe ato të pronësisë dhe në të njëtën kohë si gjithë të tjerët në Evropë, të ndjenjë dhe të gëzojnë liritë dhe sigurinë pa urrejtje -- bazuar në të drejtat dhe konventat ndërkombëtare. Ky është një detyrim moral për të gjithë.

Shqiptarët kanë pësuar shtypje dhe padrejtësi të mëdha gjatë historisë, shkaktuar nga të huajt dhe nga të vetët. Është e vështirë të harrohen padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve, përfshirë edhe çamëve, dhe askush nuk mund të na detyrojë të bëjmë një gjë të tillë. Por, shqiptarët fituan të drejtat e tyre që shumica e tyre gëzon sot, jo duke kërkuar urrejtje e hakmarrje kundër keqbërse brutalë, por duke vënë në dukje me prova e fakte, mungesën dhe mohimin e të drejtave të tyre bazë, të njohura ndërkombëtarisht, si individë dhe si popull dhe që u takojnë atyre si gjithë të tjerëve – si krijesa të Perëndisë në trojet e tyre shekullore. Ky ishte dhe është një argument bindës, pasi historikisht, shqiptarët kurrë nuk pushtuan tokat dhe pasurinë e të tjerëve, por donin vetem e vetëm të jetonin në shtëpitë e tyre të qetë e në paqë me të gjithë fqinjtë, mbrenda kufijve etnikë e homogjenë.

Shpresoj që konferenca e Organizatës Shqiptaro- Amerikane Çamëria të hedhë gurthemelin e parë në përpjekjet e vazhdueshme të komunitetit shqiptaro- amerikan për të sensibilizuar publikun dhe qeverinë amerikane mbi fatin dhe të drejtat e shqiptarëve kudo në trojet e tyre, e veçanarisht mbi fatin dhe tragjedinë e çamëve.

Nga zbardhja e së vërtetës nuk duhet të ketë frikë asnjë shtet as komunitet, pasi këjo forcon demokracinë, respektin për të drejtat e njeriut dhe begatinë ekonomike për të gjithë në rajonin e Evropës jug-lindore dhe garanton një të ardhme pa konflikte dhe më të mirë për të gjithë. Këjo është e ardhmja që meritojnë të gjithë shqiptarët, përfshirë edhe çamët, dhe besoj se në këtë frymë do të zhvillojë punimet edhe konferenca çame në Amerikë këtë fund jave.

Jam i bindur se çështja çame, e udhëhequr nga një brez i ri shqiptaro-amerikanësh, ashtu siç vepruan brezat e mëparshëm të këtij komuniteti për Shqipëri dhe për

Kosovë, do të marrë përmasa dhe vëmendje të reja në Amerikë dhe më gjërë, si përfundim i kësaj konference.

***

Më poshtë bashkangjitë gjeni adresën ku do të mbahet seminari mbi Çamërinë, këtë të Shtune me 12 Nëntor.

Chameria Issue: International Perspectives and Insights for a Peaceful

Resolution
AAOC First International Conference on Chameria
Saturday, November 12, 2011
Kean University
University Center Theatre Hall 11 am - 2:00 pm.
1000 Morris Avenue, Union, New Jersey 07083
--
Albanian American Organization Chameria

Burimi: Gazeta Dielli

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi