Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Berluskoni, miliarderi që u bë yll i politikës italiane Empty Berluskoni, miliarderi që u bë yll i politikës italiane

Tue 15 Nov 2011 - 1:43
Berluskoni, miliarderi që u bë yll i politikës italiane 31864_5ROMË- Silvio Berlusconi, dorëheqja e të cilit nga drejtimi i qeverisë sapo u njoftua, e ka qeverisur Italinë tri herë që prej vitit 1994 pasi ka ndërtuar një perandori mediatike që e ka bërë atë një nga njerëzit më të pasur të vendit.

I lindur më 29 shtator 1936 në Milano, në veri, ky djalë i një punonjësi banke tregoi shumë shpejt dhunti të veçanta për biznesin.

Pasi ka qenë shitës aspiratorësh, këngëtar dhe animator i lokaleve të natës në vitet '50, ai filloi të fitojë para në sektorin e pronave të patundshme përpara se të interesohej për televizionin në fund të viteve '70, më tej të themelonte një perandori, Mediaset, tre kanalet e të cilës mund të shihen nga të gjitha familjet italiane.

Kompania e tij holding Fininvest, ku përfshihen pjesëmarrjet në bankë, botimi apo televizioni, ka arritur një shifër biznesi prej rreth 5,5 miliardë eurosh në 2009.

Ajo i bëri të mundur Silvio Berlusconit të jetë për 10 vjet në radhën e parë të më të pasurve të Italisë përpara se shansi në bursa të bënte që ai të binte pak më poshtë, por gjithmonë në pesë të parët.

Silvio Berlusconi erdhi në pushtet për herë të parë në mars 1994, vetëm disa muaj pasi themeloi partinë e tij të qendrës së djathtë, "Forza Italia", mbi ato që kishin mbetur nga shpërbërja e partisë Demokracia e krishterë. E braktisur nga aleati i saj populist i Ligës së Veriut, qeveria e tij e parë zgjati vetëm shtatë muaj.
Fitorja e tij e dytë në 2001 i bëri të mundur të qëndronte në pushtet për një legjislaturë të plotë pesë vjeçare, një rekord në historinë e Italisë së pasluftës.

Ai e pranoi disfatën me rigorizitet ekstrem përballë Romano Prodit në 2006, por ai arriti të rikthehej në krye të qeverisë në 2008 duke arritur një fitore të tretë, pasi "berluskonizmi"- përzierje e populizmit, antikomunizmit dhe e reklamës së bujshme e të përhershme- u bë një tendencë e qëndrueshme e jetës politike.

Drejtësia italiane e ndoqi penalisht Silvio Berlusconin për më tepër se 10 herë për korrupsion, mashtrim fiskal ose financim politik të paligjshëm. Shpesh i dënuar në instancë të parë, ai nuk u dënua asnjëherë përfundimisht. Por, shumë procedura janë ende të hapura kundër tij për mashtrim fiskal, korrupsion dhe... prostitucion me të mitura.

Berlusconi, për të cilin ishin të zakoshnme gabimet, anormalitetet dhe gafa të tjera, ka qenë vitet e fundit numri një i kronikave televizive ku flitej veçse për të dhe për çmenduritë e tij të supozuara seksuale.

Emri i tij lidhet gjithashtu me një nga ekipet më të mëdhenj të futbollit të Evropës, Milan AC.

I martuar dy herë dhe i ndarë nga bashkëshortja e dytë, ai është baba i pesë fëmijëve.
(e.m/atsh/BalkanWeB)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi