Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nga Japonia në SHBA me not, atleti francez do të hyjë në legjendë Empty Nga Japonia në SHBA me not, atleti francez do të hyjë në legjendë

Tue 15 Nov 2011 - 1:49
Do të përshkruajë me not drejtpërdrejt në Facebook 8800 kilometrat që ndajnë Japoninë nga SHBA. Ndërmarrja është nga ato të pamundurat, por Benoit Lacomte notari 44 vjeçar që jeton në Dallas, edhe në të shkuarën ka habitur botën. Në 1998 francezi, i diplomuar në arkitekturë, u bë njeriu i parë që përshkroi Atlantikun duke kaluar në 73 ditë më shumë se 5500 kilometra që ndajnë Cape Cod në Massachusetts nga Quiberon në Francë. Në pranverë do të provojë të hyjë në rekordet Guinness dhe kalimi i Oqeanit do të transmetohet drejtpërsëdrejti nga rrjeti social më popullor.BAMIRËSI- Qëllimi i kalimit të Oqeanit është fisnik: 44 vjecari do të mbledhë fonde për luftën kundër kancerit, sëmundje që në të shkuarën ka ndërprerë jetën e të atit.I shoqëruar nga një varkë 17 metra mbi të cilën do të pushojë rregullisht, 44 vjecari do të niset në 14 Prill nga Choshi në Japoni, dhe do të notojë mesatarisht nga gjashtë në dhjetë orë në ditë. Mbërritja në San Francisco është parashikuar pas pesë muajsh dhe sfida do të regjistrohet dhe do të mund të ndiqet nga të pasionuarit prej faqes Facebook të notarit. Një mikrochip do të futet nën lëkurën e atletit për ta lokalizuar gjithnjë dhe në të njëjtën kohë do të lejojë të monitorohen parametrat jetësorë të tij.

Francezi do të ketë gjithashtu një aparaturë që të mund të jetë i lidhur në internet gjatë gjithë kohës e të lexojë mail-et:”Edhe ndërsa notoj do të mund të flas me njerëzit që ndodhen në varkë e të marr telefonata nëpërmjet një sistemi të lidhur tek maska. Pas çdo pushimi do të rinisem nga vendi ku jam ndalur. Do të përshkruaj të gjithë distancën me not” i ka rrëfyer të përditshmes Le Parisien.

Rreziku prej peshkaqenëve – Ujërat e ftohta të Paqësorit nuk e trembin Lecomte.
Edhe gjatë përshkrimit të Atlantikut i është dashur të luftojë jo vetëm me rrymat e forta, por edhe me shumë stuhi që më shumë se një herë rrezikuan ta ndërprisnin ndërmarrjen e tij. Frika më e madhe e Benoit mbeten peshkaqenët. Notari do të mund të përdorë disa byzylykë që lëshojnë një fushë magnetike dhe automatikisht largojnë grabitqarët. Për ta mbrojtur akoma më shumë, në ujërat ku do të kalojë notari do të ketë gjithnjë një rrjetë të madhe në gjendje të kapë peshkaqenët.

E vetmja që nuk duket entuziaste për këtë ndërmarrje të re të Benoit është gruaja e tij që ka tentuar më shumë se një herë ta bëjë të ndërrojë mendje. Nga ana tjetër 44 vjecari nuk ka ndërmend të kthehet mbrapsht:”Të notosh është pak e mërzitshme, por është pasioni im. Është pjesë e imja. Nëse nuk do të mund të ndiqja pasionin tim, do të isha një njeri jo i lumtur e do të bëhesha një peshë për gjithë personat që më rrethojnë” i ka deklaruar shtypit francez.

(ad.si/BalkanWeb)
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Nga Japonia në SHBA me not, atleti francez do të hyjë në legjendë Empty Re: Nga Japonia në SHBA me not, atleti francez do të hyjë në legjendë

Tue 15 Nov 2011 - 20:51
Po si mundi 73 dite pa ngrene ai!!!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nga Japonia në SHBA me not, atleti francez do të hyjë në legjendë Empty Re: Nga Japonia në SHBA me not, atleti francez do të hyjë në legjendë

Tue 15 Nov 2011 - 21:28
Ben pushim ore Luan e ne ate kohe ha
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Nga Japonia në SHBA me not, atleti francez do të hyjë në legjendë Empty Re: Nga Japonia në SHBA me not, atleti francez do të hyjë në legjendë

Tue 15 Nov 2011 - 21:40
Po ashtu behem legjende dhe une mo...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nga Japonia në SHBA me not, atleti francez do të hyjë në legjendë Empty Re: Nga Japonia në SHBA me not, atleti francez do të hyjë në legjendë

Tue 15 Nov 2011 - 22:07
Po e dime qe je luan mo po me peshkaqenet smund te matesh ti o luan legjende forumi Nga Japonia në SHBA me not, atleti francez do të hyjë në legjendë 45550
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Nga Japonia në SHBA me not, atleti francez do të hyjë në legjendë Empty Re: Nga Japonia në SHBA me not, atleti francez do të hyjë në legjendë

Tue 15 Nov 2011 - 22:11
...nuk e besoj kete lajm!
Sponsored content

Nga Japonia në SHBA me not, atleti francez do të hyjë në legjendë Empty Re: Nga Japonia në SHBA me not, atleti francez do të hyjë në legjendë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi