Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kosova Xehet në Kosovë vlerësohen deri në 1.000 miliardë dollarë

Mon 21 Nov 2011 - 16:19
14.11.2011 | 21:16
Vlerësohet se vlera e xeheve të plumbit, zinkut, argjendit, nikelit, manganit, molibdenit dhe borit në Kosovë shkon edhe deri në 1.000 miliardë dollarë amerikanë, shkruan të dielën gazeta serbe “Politika”.

Ekspertët e korporatave për xehe dhe minerale e kanë përcjellë kah fundi i vitit 2008 vlerësimin se rezervat në “Trepçë” përfshijnë 425.000 tonë plumb, 415.000 tonë zink dhe 800 tonë argjend, se rezervat e nikelit përfshijnë 185.000 tonë dhe të kobaltit 6.500 tonë; se në minierën „Gremnik“, në jug të Klinës, janë dëshmuar rezerva prej 1.700.000 tonësh boksiti. Nga katër tonë boksit mund të fitohen dy tonë alumin. “Gremniku”, rrjedhimisht, mund të prodhojë 425.000 tonë alumin.
Deri më tani rezerva të vërtetuara të ferroniklit në Kosovë janë 15.000.000 tonë, mirëpo vlerësohet se ka shumë më tepër.

Sipas fjalëve të dr. Mihailo Stanishiç, i cili ka shkruar një libër për xehet e Kosovës dhe i cili ka pasur njohuri të besueshme nga pjesë të ndryshme të botës, vetëm rezervat e linjitit të Kosovës vlejnë rreth 500 miliardë dollarë, transmeton “Lajmeshqip”.

Xehet e plumbit, zinkut mund të gjenden me të madhe në “Stantërg”, “Ajvali”, “Kishnicë”, derisa xehja e nikelit është gjetur në “Golesh” dhe “Çikatovë të Vjetër”.

Në rajonin e Gjakovës dhe në atë të Rahovecit ka krom. Bakri dhe mangani ndodhen përgjatë Bjeshkëve të Nemuna. Gjetjet e magnezitit janë në Golesh, Strellc, Deçan dhe Duboc, kishte pohuar Stanishiç.

Sipas tij, qarqet e privilegjuara të pushtetit e vlerësojnë vlerën e xeheve të plumbit, zinkut, argjendit, nikelit, manganit, molibdenit dhe borit (shtatë xeheve strategjike) në Kosovë deri në 1.000 miliardë dollarë amerikanë.

Aktualisht, baseni i minierës “Trepça” është vërshuar me pika hulumtuese të korporatave të fuqishme.

“Lidian International” (deri më 2006 “Rio Tinto”) e kishte hapur më 4 nëntor të vitit 2010 në Prishtinë klubin e vet të biznesit, që punon me intensitet të plotë. Ata qysh në fillim të vitit 2008 kishin raportuar se në Rahovec kanë gjetur një vend ku ka 1.87 gramë ar në ton të mostrës (në rastin më të mirë madje 7.97 gramë për ton).

“Kjo është interesante, zbulim i ri i arit në fushën që më parë njihej vetëm për potencialet e veta të nikelit, kobaltit e bakrit”, ka deklaruar Tim Coëlin, president i korporatës.

Në fund të vitit 2007, Nil Clark kishte konstatuar në “New Statesman” se George Sorosit dhe fondacionit të tij “Shoqëria e Hapur” nuk i intereson respektimi i të drejtave të njeriut dhe lirive qytetare – është e “hapur” ajo shoqëri në të cilën ai dhe bashkëpunëtorët e tij mund të fitojnë para të mëdha. Clark këtë e ka ilustruar përmes investimit të Sorosit në Kosovë, për ta marrë “kontrollin mbi minierën e Trepçës”, ku ndodhen “rezervat e mëdha të arit, plumbit dhe mineraleve të tjera”, shkruan Politika, të dielën.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi