SHBA, Shqiptari Dashamir Matjani 29 vjec vritet brenda shtepise
Tue 22 Nov 2011 - 14:54
Dashamir Matjani 29 vjecar eshte qelluar per vdekje te dielen ne mbremje duke ndihmuar te motren dhe kunatin per te transportuar mobiljet ne shtepine e tyre te re ne qytetin St. Clair Shores afer rrugeve Masonic dhe Harper, ne shtetin e Michiganit ne SHBA.
Vrasesi i cili vrapo nga prapa shtepise u arrestua me vone nga policia. Emri i tij nuk eshte bere ende i ditur.
Viktima u shpu me nxitim ne Qendren Mjekesore rajonale te Maunt Celmens-it ku ai edhe dha frymen e fundit. Hetuesit thane se ai ishte i ndergjegjshem dhe fliste , pavaresisht barrierave gjuhesore ne anglisht.
Komshinjte te cilet jetojne aty prane ne bllokun 23000 ne rruge Recreation thane se kishin degjuar nje zhurme te madhe rreth ores 7:30 te mbremjes.
” Im shoq tha se kishte degjuar nje zhurme si perplasje e forte dere” tha nje komshije e cila jeton ne shtepine ngjitur me ate qe ndodhi ngjarja- Une nuk e kuptova se cfare ndodhi derisa policet na treguan per ngjarjen -tha ajo ”
Sipas policise i dyshuari eshte ndaluar dhe mbahet ne polici jo me larg se 90 minuta nga ngjarja. Ai eshte marre ne pyetje gjate nates nga detektivet e qytetit St Clair Shores.
Policet thane se kater burra , te gjithen te aferm te viktimes, ishin ne shtepi bashke me viktimen kur vrasesi hyri ne shtepi nga dera e pasme. Ai zbrazi vetem nje fishek nga arma e tij , u kthye rrotull dhe u largua me shpejtesi prape nga dera e prapme.
Vrasesi kishte kapercyer nga gardhi prapa shtepise dhe ishte zhdukur. policet e u fune menjehere ne kerkim gjeten nje arme zjarri qe besohet se eshte perdorur ne nje shkembim zjarri ne Brookdale, nje bllok ne veri te rruges recreation.
Policet thane se te gjitha palet e perfshira ne kete incident jane shqiptare. Hetuesve iu desh te merrnin nje perkthyes qe t’i ndihmonte per te marre ne pyetje deshmitaret dhe te mblidhnin informacion rreth vrasesit.
Komshijte thane se familja e viktimes jetonte ne kete shtepi me dy kate per shume vjet. Me vone ata levizen ne nje banese tjeter ne rrugen Hoffman, rreth gjysme milje larg nga rruga Recreation.
E motra e viktimes e cila thuhet se eshet infermiere nuk ishte ne shtepi ne momentin e vrasjes. Ajo bashke me te shoqin do te hynin ne shtepine e re kete fundjave.
” Ata jane njerez shume te mire, tha nje komshi 34 vjecar- Viktima po ndihmonte te motren te hynte ne shtepine e re. Ata punuan gjithe fundjaven me transp[orte dhe dekoracione. Une jam i shokuar sepse kjo eshet nje lagje shume e mire, dhe ne asnjehere nuk kemi patur ndonje problem.”
te afermit e viktimes qe u ndodhen ne shtepi ne momentin e vrasjes nuk kane pesuar ndonje lendim. Ata u moren ne polici ne St Clair Shores per t’u marre deklaratat nga hetuesit
- Greqi, vritet me plumb shqiptari, i biri theret me thikë
- Jeta brenda mureve të shtëpisë e të rinjve iranianë! (foto)
- Athinë. Vritet shqiptari, tjetri plagoset (VIDEO)
- Ajo nuk pranonte të bëhej prostitutë, shqiptari e rreh barbarisht dhe i vë flakën shtëpisë
- Jetmira nën terror, italiani i masakron të dashurin ekuadorian brenda shtëpisë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi