Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Shtëpia e Bernarda Albës”, sfida e re e regjisorit Kiço Londo Empty “Shtëpia e Bernarda Albës”, sfida e re e regjisorit Kiço Londo

Thu 24 Nov 2011 - 2:04
“Shtëpia e Bernarda Albës”, sfida e re e regjisorit Kiço Londo 47273_1TIRANË- “Shtëpia e Bernarda Albës” nga Federico Garcia Lorca është shfaqja më e re teatrore që do të vijë në kryeqytet ditët e para të dhjetorit, nën konceptin regjisorial të Kiço Londos.

Tragjedia spanjolle do të ketë protagonistë aktoren Luiza Xhuvani, në rolin e Bernalda Albës, e cila së bashku me një kast aktoresh të reja do të ngjisin shfaqjen në sallën “Shekspir” të Teatrit të Metropolit.

Londo ka zgjedhur edhe në këtë projekt të tij aktore të reja si: Adriana Tolka, Esela Pysqyli, Taulanta Jupi, Mirela Naska etj, ndërkohë që pjesë e shfaqjes në rolin e nënë se Bernalda Albës është dhe aktorja Roza Anagnosti.

“Shtëpia e Bernalda Albës” është një vepër e vendosur mes raporteve të lirisë, dhunës dhe shtypjes seksuale. Një mashkull lëviz gjithë veprimin dramatik të veprës. Në qendër janë 5 vajza që kërkojnë marrëdhënien me mashkullin, që duan të vrasin nënën, të ikin nga shtëpia dhe nga ana tjetër është nëna e tyre që për të ruajtur “nderin e familjes” kërkon t’i ketë të bijat nën tutelën e vet.

Pasi ka mbetur e ve për herë të dytë, Bernarda Alba vendos të mbajë një zi të rreptë, ajo dhe vajzat e saj. Por do ta vendosë këtë gjë me një tirani të egër. Por gjithçka komplikohet kur vajza e madhe tërheq një pretendent, Pepe Romano, i cili hedh në shtëpi farën e xhelozisë dhe pasionit.

Salla “Shekspir” e Metropolit do të kthehet në kopshtin e shtëpisë së Bernalda Albës, ku do të zhvillohen ngjarjet. Regjisori Londo tregon se nuk do të ketë mure, por vetëm kopësht, një shatërvan i rrethuar nga lule kacavjerrëse dhe pesë vajza që sjellin ujë, simbol i jetës dhe i pasionit.

“Bernarda Alba” është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar për herë të parë 50 vjet më parë nga regjisorja e njohur e historisë së teatrit shqiptar, Zina Andri, me protagoniste Marie Logorecin dhe me aktoret Violeta Manushi, Drita Pelinku, etj.

“Shtëpia e Bernarda Albës” është shkruar nga Federico Garcia Lorca në vitin 1936, pak ditë para se autori të arrestohej dhe është maja e veprave me të cilën teatri i tij arriti kulmin.
(el.me/atsh/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi