Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Turizëm dhe pelegrinazh në malin e Skënderbeut Empty Turizëm dhe pelegrinazh në malin e Skënderbeut

Thu 24 Nov 2011 - 2:05
Turizëm dhe pelegrinazh në malin e Skënderbeut 48531KRUJE - Mali i Skënderbeut është jo vetëm një vend turistik për shkak edhe të vlerave historike, por edhe një vend pelegrinazhi. Sidomos gjatë muajve të fundit vizitorët janë më të shumtë për arsye edhe të ndërtimit të plotë të rrugës që të çon në mal. Çdo ditë, vendi i quajtur me emrin e të shenjtit bektashi "Sari Salltik" në malin e Skënderbeut në Krujë, vizitohet nga qindra turistë e besimtarë.
Të tërhequr nga natyra e veçantë, vizitorët nuk ngurojnë të marrin rrugën deri në majën e malit, ku ndodhet edhe vendi i shenjtë, i cili shërben si burim besimi e pelegrinazhi. Në këtë vend drejtohen vizitorë nga të gjitha besimet fetare, ku përveçse kryejnë ritet fetare në këtë vend të shenjtë njëkohësisht dhe të lashtë, shijojnë dhe pamjen madhështore që nga maja e malit, por edhe natyrën e bukur dhe të qetë, larg zhurmave dhe ndotjes që ka zona që shtrihet poshtë tij, Kruja dhe Fushë-Kruja, ku nga maja e malit këto dy qytete duken të zhytur nën një tym gri. Vizitorët më të rregullt janë vetë banorët e Krujës, të cilët ngjiten deri në vendin e shenjtë, për t'u shkëputur nga zhurma e qytetit. Krutanët e kanë vizituar këtë vend edhe gjatë kohës se diktaturës, dhe pse që prej vitit të mbrapshtë 1967, në Shqipëri feja ishte e ndaluar me ligj.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi