Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Një amerikan në tre është gati i varfër Empty Një amerikan në tre është gati i varfër

Mon 28 Nov 2011 - 12:35
Nju Jork, 20 nëntor 2011, NOA – Një amerikan në tre është gati i varfër. Këtë të dhënë të frikshme për krizën ekonomike, që ka kapur Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka bërë publike prestigjozja amerikanë “New York Times”, citon agjencia e lajmeve NOA.al.

Gazeta jep alarmin në një artikull të sotëm ku shkruhet se “28 për qind e amerikanëve kanë një punë me kohë të plotë, gjysma e tyre janë të martuar, dhe pjesa më e madhe e amerikanëve jeton nën një strehë, nget një makinë, një model ky i njohur”.

Kjo është panorama e “amerikanëve gati të varfër”, që përbëjnë gati 100 milion shtetas, pra një raport i tillë, “një amerikan në tre”, të cilët sipas NYT jetojnë nën apo gati gati në kufijtë e varfërisë.

Sipas raportit 20.5 milionë shtetas në SHBA janë të varfër dhe jetojnë me më pak se 5500 dollarë në vit.

Raporti në fjalë bazohet në të dhënat e së Zyrës amerikane të Regjistrimit, që do të bëhet publik të hënën.

mit/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi