Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Jala nuk është gati për të pritur turistë Empty Jala nuk është gati për të pritur turistë

Wed 13 Jun 2012 - 17:24
Jala nuk është gati për të pritur turistë 4208666-300x225Jala nuk është gati për të pritur turistë Jala-300x192Jalë – Vetëm 5 km larg rrugës nacionale Dhërmi-Himarë, dikur një nga vendet më të bukura për të kaluar pushimet verore, tashmë ka humbur plotësisht shkëlqimin e tij të dikurshëm. Në Jalë të zë syri akoma rrënojat e aksionit të policisë ndërtimore këtu e 5 vjet më parë, u prishën pothuajse të gjitha ndërtimet shumëkatëshe. Megjithëse sezoni turistik në Himarë, e cila ka në juridiksion dhe Jalën, ka mbi dy javë që ka filluar në zonën e plazhit të Jalit të zë syri vetëm papastërti.

Jala nuk është gati për të pritur turistët e saj në këtë sezon turistik,veç rrugës që është e shtruar deri në cepin e fundit të plazhit, gjithçka tjetër ishte shumë e pisët dhe jashtë kushteve për të kaluar pushime të bukura e të pastra. Pushuesit që frekuentonin Jalën janë të detyruar të bënin plazhin “mbi” mbeturina që kishin mbi populluar këtë bregdet.

Shumë prej pushuesve shprehen se nuk e prisnin këtë gjendje në këtë zonë kaq të bukur e nja nga perlat e bregdetit. “Jemi të zhgënjyer shumë”, thotë Bledi 24 vjeç nga Tirana. “Erdha me të fejuarën për të kaluar disa ditë në këtë zonë por me këtë gjendjen nuk qëndroj më shumë se dy ditë”. /A.Peçi/ Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi