Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Tadiq: Zgjidhja nuk është ideale, por unë qëndroj pas saj Empty Tadiq: Zgjidhja nuk është ideale, por unë qëndroj pas saj

Sun 4 Dec 2011 - 13:05
04.12.2011 | 08:24
Kryetari i Serbisë Boris Tadiq thotë se zgjidhja e arritur në dialogun Beograd-Prishtinë, është e harmonizuar me interesat nacionale serbe.

Ai ka thënë se zgjidhja nuk nënkupton elemente të ashtuquajtura të shtetësisë së Kosovës dhe nga serbët e veriut ai kërkon që ta përkrahin. Raporton B92.

"Zgjidhja nuk është ideali, por unë fuqimisht qëndrojë pas sajë”, ka theksuar Tadiq.

"Kemi arritur ate që në këtë moment ka qenë e mundur të arrijmë. Me këtë zgjidhja asnjëra palë nuk do të jetë e kënaqur plotësisht”, u ka thënë Tadiq gazetarëve në Berlin.

Tadiq ka theksuar se marrëveshja kuptohet ekskluzivisht si marrëveshje për kalimet administrative, dhe assesi si marrëveshje për kufijtë dhe edhe një herë ka përsëritur qëndrimin se Serbia kurrë nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës.

Ai si dëshmi për këtë ka theksuar se “në zgjidhjen e arritur nuk ka simbole shtetërore të të ashtuquajturit shtet të Kosovës, nuk ka doganierë që do ta kryenin detyrën e vet të doganierit, por janë vetë vëzhgues”. Për këtë, siç ka thënë ai, pret nga serbët në veri që ta përkrahin marrëveshjen dhe mos ta pengojnë zbatimin e sajë. /koha/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi