Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

"LEK DUKAGJINI" dhe Kanuni i tij! Empty "LEK DUKAGJINI" dhe Kanuni i tij!

Tue 6 Dec 2011 - 14:57

Shkurtimisht dicka rreth figures se Lek Dukagjinit


Lek Dukagjini, Prijes, luftetar, mendimtar, ideatori dhe bashkues i zakoneve dhe traditave me te vjetra shqiptare. I cili me nje diskutim te gjere midis pleqesise se Dukagjinasve, zgjodhi dhe i bashkoj normat zakonore Shqipetare ne nje kod ligjor, zakonor Shqiptar ku u quajt "Kanuni".
Vete kryepleqesite dhe populli Shqiptar ne fundin e shekullit te 14-te dhe fillimin e shekullit te 15-te e quajten ate Kanun si "Kanuni i Lek Dukagjinit".
Nepermjet atije "Kanuni" populli shqiptar, jo vetem qe mori guximin dhe frymzimin per nje rezistence me te fuqishme kunder barbarive Osmane, por i tregoj asaje perandorie dhe botes se asaje kohe se Shqiptaret jane nje popull qe kane zakonet e tyre, kulturen e tyre, ligjet e tyre te shkruara dhe te rrespektuara ne shekuj, ashtu qe do ta dallonte perjetsisht me pushtuesit dhe nuk do te guxonte kush qe ta cilsonte si nje vend e popull pa ligje, pa zakone, pa dicka te veten, pra si nje vend pa zot...
Ate Kanun e ka miratuar vete Gjergj Kastrioti Skenderbeu i cili e ka patur Lek Dukagjinin si krah te djathte ne organizimin politik e ushtarak te shtetit shqiptar ne kohet e Kastriotit te madh.
Me kthimin e Gjergj Kastriotit ne Shqiperi, Lek Dukagjini ka qene i pari Princ shqipetar qe i ka dhene ushtar, djem Dukagjinas per te formuar ushtrine mbare kombetare te Gjergj Kastriotit.
Mbas vdekjes se Gjergj Kastriotit ne Lezhe, Lek Dukagjini i ka mbajtur edhe 12 vjet te tjera principatat Shqipetare te bashkuara ne lufte kunder Turqve.
Ne moshen e tij te thyer ai nuk ka mundur me qe te beje balle barbarive Osmane si dhe disa kompremiseve qe filluan te bejne Princat shqiptar me Osmanet prapa krahve te Lekes, ashtu qe ai largohet pergjithmone nga atdheu, ku sipas gojdhanave mendohet te kete zene vend tek Arbereshet e Italise, vend ku mendohet dhe te kete vdekur. Per fatin e keq te tije dhe te familjes se tij e te Kombit Shqiptar, ai nuk pati djal si trashigimtar te tij.
Populli shqiptar e ka nderuar dhe rrespektuar kete figur te madhe te Kombit shqipetar duke i ruajtur e trashiguar theniet e tije te medha per kombin, per zakonet, per traditat, per rregullin e jetes e disiplinen ne marrdheniet me njeri tjetrin.
Edhe pse Kanuni eshte luftuar nga Turqit, nga Sllavet, nga Grekrit, nga cdo pushtues i Shqiperise, edhe nga diktatura komuniste, Kanuni ka jetuar si nje nder thesaret me te cmuara te popullit Shqipetar, pasi ka qene arma me e forte ideollogjike, shpirtrore per te mbijetuar neper shekujt e luftrave barbare.
Ai Kanun i mbrojti shqiptaret, sidomos ne veri, qe te mos asimilohen, te mos islamizohen, te mos turqizohen, por te mbesin thellsisht shqiptar me shpirt, kulture dhe zakone e besimin te Krishti.
Mbi ate Kanun ka vene doren e betimit vete Gjergj Kastrioti kur ka nisur luftrat e medha kunder Osmanve.
Ai ka qene nje liber i shenjte ku i ka dhene vlerat e dinjitetin njeriut shqiptar dhe mbare Kombit.
Ata qe spekullojne mbi Kanunin duke thene se Kanuni i ka shtypur Grate, kane si qellim qe te hedhin balte mbi vlerat e tije. Sepse gruaja Shqiptare ka qene e mbrojtur thellesisht me Kanunin. Gruan nuk ka guxuar askush as ta dhunoje, as ta rrembeje, as ta vrase e as ta izoloje. Ne cdo rast edhe kur jane bere gjaqe masive, grate kane qene te lira te levizin ashtu dhe femijet me to... Ne se dikush ka vra gabimisht nje grua, eshte detyruar qe te kete dy gjaqe borxh, njerin prinderve dhe femijeve te gruas, tjetrin burrit te saj...
Kjo do te thote vlersim per gruan, per ta mbrojtur nga cdo kush. Ne se nje grua detyrohet te vrase nje burre ne rrethana te ndryshme, burri ka shkuar gjak hupes, pra nuk kerkon askush gjak per te... Kjo do te thote se kur nena, ajo qe lind e rrit njerzimin e ka gjykuar ta vrase nje burre per te kqiat qe ai ben, vendimi i saj konsiderohet si me i larti dhe i merret i drejte... Dhe ne kete rast eshte vlere per gruan...
Femrat nuk kane guxuar te martohen vete, njekohesisht as meshkujt ne ato kohra, ky kufizim eshte bere me qellim per te mos u dhene mundesi te huajve qe te futen ne thellesi te familjeve shqiptare me martesa per ti perdorur ato me qellime politike pushtuese, ku pak nga pak do te na asimilonin gjithe vendin, pra ta turqizonin apo sllavizonin me ane te atyre lidhjeve... Ashtu sic ndodh sot rendomte kur martesat behen pa nje diskutim apo bashkvendim me prindrit ato jo vetem deshtojne por krijojne katastrofa familiare ne dy drejtimet si per vajzen dhe per djalin... Shembuj kemi sot qindra raste te martesave te vajzave shqipetare jashte shtetit me te huaj, pa dijenine apo miratimin e prinderve, dhe shume prej tyre kane perfunduar keq, duke mbetur rrugve...
Ne thellesi Kanuni dhe figura e Lek Dukagjinit jane sinonim i shpetimit te Kombit shqipetar ne shekujt e mesjetes.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi