Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
jeta.17
jeta.17
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 400
<b>Hobi</b> Hobi : lEXIMI
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : KOSOV
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2011

Puberteti i rremë i parakohshëm Empty Puberteti i rremë i parakohshëm

Tue 6 Dec 2011 - 22:55
Puberteti i rremë i parakohshëm Pubertetiihershem
Puberteti i rremë i parakohshëm është më i shpeshtë se ai i vërteti. Karakterizohet me dukurinë e karakteristikave sekondare seksuale.Quhet i rremë, sepse vajzat të cilat e kanë pamjen e jashtme si të gruas, nuk kanë aftësi reprodukuese. Pamja e pubertetit të rremë të parakohshëm është pasojë e sekrecionit të estrogjeneve nga korja e tumoreve të qelizave mbiveshkore dhe të vezoreve.Tumori mund të paraqitet te moshat e ndryshme (paraqitet edhe te personat e rritur). Fëmijët i sulmon para se t’i mbushin 8 vjeç. Ato vajza të vogla kanë karakteristika të shprehura sekondare seksuale krejtësisht të mira. Gjinjtë janë të zhvilluara, paraqiten pigmentet, qimet në pjesët gjenitale dhe në nënsqetulla janë të theksuara. Vagina dhe uterusi janë të zhvilluara si te vajzat në pubertet normal. Mund të paraqiten edhe menstruacionet, por ciklet janë pa evoluim, andaj ato vajza nuk janë të pëlleshme.

Me rastin e caktimit të diagnozës është shumë me rëndësi që të përcaktohet se a është fjala për pubertetin e vërtetë apo për pubertetin e rremë. Me ultrazë vërehet prania e tumorit në vezore, në gjëndra mbiveshkore. Sëmundja shërohet me heqjen e tumorit. Sëmundja ka prognozën shumë më të mirë sesa tumori i pubertetit të parakohshëm.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi