Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Hiq qafe shoqet e rreme: Empty Hiq qafe shoqet e rreme:

Sun 16 Jun 2013 - 9:58
Hiq qafe shoqet e rreme: Shoqet-1371215563
Nëse ke ndonjë shoqe e cila i ka karakteristikat që do t’i paraqesim në vazhdim të këtij teksti, bëhuni e fortë dhe me vendosmëri largohuni nga ajo. Ndoshta kjo do të duket si një hap i vështirë, por kjo është më e mira. Mos u frikësoni se do të mbeteni vetëm, sigurisht në afërsi tuajën gjendet ndonjë vajzë e cila meriton miqësinë tuaj. Në vazhdim do t’i paraqesim vajzat nga të cilat duhet të keni kujdes:
E rikthyera
Kjo është shoqja nga e kaluara e cila rikthehet dhe fillon t’ju bezdis. Njiheni që nga shkolla fillore kur jeni shoqëruar, dhe pastaj jeni ndarë.
- Ku fshihet problemi? Njerëzit zakonisht kontaktojnë me personat nga e kaluara kur nuk janë të kënaqur me të tashmen. Megjithatë, ju nuk i besoni asaj se ju ka zhgënjyer në të kaluarën.
- Çka të bëni? Disa miqësi përfundojnë për ndonjë arsye të fuqishme andaj nuk duhet që përsëri ta rifilloni atë. Qëndroni sa më larg saj dhe refuzoje kërkesën e saj për shoqërim.
Kopjuesja
Kopjuesja është një shoqe e cila vishet sikur ju, dëgjon muzikën që e dëgjoni ju dhe përdor edhe fjalët dhe shprehjet që ju i thoni vazhdimisht. Madje edhe modelin e flokëve e ka identik si tuajin! Në çdo hap ju imiton juve.
- Ku fshihet problemi? Problemi i saj është pasiguria dhe mungesa e identitetit personal dhe për këtë juve ju sheh si një model adekuat dhe dëshiron të jetë si ju.
- Çka të bëni? Duhet t’i thoni që të ndalet që të sillet si të jetë motra juaj më e vogël e cila ju ka model dhe t’i sqaroni se nuk ju duhet “duplikatja”.
Shfrytëzuesja
Para secilës dalje së bashku i fut duart në ormanin tuaj që të zgjedh rrobat më të mira që i keni. Nëse jeni vetëm disa ditë në shtëpi, do të mundohet t’ju bind që të organizoni një ndejë të madhe, edhe pse e di që prindërit tuaj ju kanë ndaluar ta bëni një gjë të këtillë.
- Ku fshihet problemi? Shoqja e këtilla është një vetjake dhe një shfrytëzuese, e cila mundohet pra vetëm t’ju shfrytëzojë për qëllimet e saja. Me ju shoqërohet pasi që i përshtateni dhe ia mundësoni disa gjëra të cilat vetë kurrë nuk do t’i kishte.
- Çka të bëni? Ndaloni së kryeri shërbime për të. Kur diçka kërkon nga ju, qartë i thoni se këtë kurrë nuk do ta bëni dhe ta harrojë atë gjë.
Superylli
Ajo duhet vazhdimisht të jetë në qendër të vëmendjes, të gjitha që të tjerët i bëjnë duhet të jenë në dobi të saj. Kjo ka të bëjë më së shumti me ju pasi dhe si një mike e saj ajo pret mbështetjen më të madhe nga ju dhe shpesh ju detyron të bëni edhe gjëra jo fort të mira vetëm që ajo të jetë “superylli i vërtetë”.
- Ku fshihet problemi? Ajo është shumë vetjake dhe është e bindur se as dielli nuk do të lindte nëse nuk do të ekzistonte ajo. Nga e tërë bota pret që t’i përshtatet asaj dhe kurrë nuk i bie ndërmend që të bëjë diçka për të tjerët.
- Çka të bëni? Injoroni kërkesat e saja të pakuptimta dhe filloni hulumtimin për një mike të re se ajo nuk është adekuatja.

/ ZERI INFO /
Moter shqiptare
Moter shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 47
<b>Hobi</b> Hobi : zanatin e dores
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : si cdo femer shqiptare ne shtepi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2013

Hiq qafe shoqet e rreme: Empty Re: Hiq qafe shoqet e rreme:

Sun 16 Jun 2013 - 11:18
Ne kohen e fundit sikur jan shtuar shum kesoj shoqe, qe te reme..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi