Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Protestojnë për shoqet e mbuluara Empty Protestojnë për shoqet e mbuluara

Wed 22 Feb 2012 - 16:41
Protestojnë për shoqet e mbuluara F.0222161815553_mRreth 60 nxënës të gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë, kanë bojkotuar të mërkurën mësimin, në shenjë proteste kundër largimit nga shkolla të shoqeve që mbajnë shami në kokë.
“Ligji për shaminë, për shkollat fillore dhe të mesme është aprovuar në Parlamentin e Kosovës dhe ai duhet të zbatohet”, ka thënë Ahmet Fazliu, drejtor i gjimnazit, raporton “Kosovapress”.

Ai tha se shkolla që ai drejton ka shtatë “nxënëse me shami”, dhe se të martën i ka ftuar në zyrë për t’ua kumtuar vendimin e Drejtorisë së Arsimit, sipas të cilit ato nuk do ta kenë mundësinë që ta vazhdojnë procesin mësimor në të ardhmen, “nëse vazhdojnë të vijnë me shami në kokë”.

Nxënësi Behar Salihu, tha se janë shtatë paralele që kanë dalë për të protestuar kundër ndalimit të ardhjes në shkollë të shoqeve. Ndërsa, nxënëset që mbajnë shami, Fatime Veliu dhe Raza Zena, thanë se mbajtja e shamisë është e drejtë e tyre personale.

“Nuk kuptojmë pse të përjashtohemi tani, kur kanë mbetur edhe pak muaj deri në përfundim të vitit”, thanë ato.

Drejtori thotë se e ka transmetuar vendimin e Drejtorisë së Arsimit.

“Ndërsa, u kam premtuar se një javë para përfundimit të procesit mësimor do t’i ftojmë ato që t’i nënshtrohen provimeve të lëndëve, për të marrë klasën dhe për të mos e humbur vitin”, shton Fazliu, i cili kërkoi nga nxënëset t’i kthehen mësimit.

Përndryshe, nëse për tre ditë mungojnë pa arsye, atëherë në bazë të ligjit nuk janë nxënës të rregullt të kësaj shkolle dhe mund ta humbin vitin. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi