Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Paketë e tretë ndihme për Greqinë? Barroso: Debati, i parakohshëm Empty Paketë e tretë ndihme për Greqinë? Barroso: Debati, i parakohshëm

Tue 6 Mar 2012 - 22:08
- Presidenti i Komisionit evropian Hose Manuel Barroso hodhi poshtë mundësinë e një pakete të tretë ndihme për Greqinë, një opsion që po dëgjohet gjithmonë e më shumë ditët e fundit dhe shprehu besimin se Greqia do t'ia dalë të kapercejë krizën.

“Të parakohshëm dhe të gabuar” e konsideroi Barroso, diskutimin mbi mundësinë e një pakete të re ndihme, ndërsa ende nuk është filluar me lëvrimin e paketës së dytë prej 130 miliardë euro për Greqinë.

Në një intervistë me televizionin austriak, në vazhdën e deklaratave të kancelarit të Austrisë për një paketë të tretë për Greqinë, Barroso hodhi poshtë këtë debat. "Unë mendoj se është e papërshtatshme për të folur për një paketë të tretë, kur ne nuk kemi filluar ende me të dytën," tha Presidenti i Komisionit Evropian.

Ai gjithashtu hodhi poshtë mundësinë e rikonfigurimit të eurozonës. “Evropa ka bërë përparim në adresimin e krizës”, tha Presidenti i KE që vuri në dukje se "megjithatë situata mbetet e brishtë."

Kur u pyet nëse beson që pas një viti eurozona do të ketë të njëjtët anëtarë, Barroso tha: "Kostoja e ndarjes së mundshme, do të jetë shumë më e lartë se ajo për të mbajtur të gjithë anëtarët në kuadër të bashkimit monetar”.

Në një intervistë të tij në gazetën austriake “Die Presse”, Barroso deklaroi se dalja e Greqisë nga zona e euros do të ishte katastrofë për popullin grek. “Për popullin grek, kjo do të ishte një katastrofë. Dimë se çfarë ka ndodhur me popujt e vendeve të Amerikës Jugore, kur ato ranë në falimentim”, ka deklaruar z.Barroso. “Gjithashtu, do të jetë hera e parë që do të gjendemi të përballuar me një kolaps me pasoja të rënda, në një vend anëtar të BE dhe kjo do të ndikojë edhe vende të tjera anëtare të zonës së euros, mund të shkaktohet një efekt domino”, shtoi ai.

Presidenti i Komisionit Evropian nuk sheh asnjë zgjidhje tjetër alternative vec përpjekjeve të kursimeve të mëdha. "Natyrisht, shohim se programet e ashpra të kursimit shkaktojnë recesion”. Por siç u shpreh, është e dobishme që Greqia të rizbulojë një konkurrencë të re. "Falimentimi do të na çojnë në një klimë të përkeqësimit për investime. Nuk do kete pastaj rritje dhe shërim»", tha ai.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi