Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Miss Albania ‘99 në SHBA”, jeta e re e Alma Ajazit në Paris Empty “Miss Albania ‘99 në SHBA”, jeta e re e Alma Ajazit në Paris

Thu 8 Dec 2011 - 2:57
“Miss Albania ‘99 në SHBA”, jeta e re e Alma Ajazit në Paris ALMA-AJVAZIJam tepër e kënaqur me Parisin dhe kam shumë admirim për popullin francez. Parisi është një vend tepër i këndshëm, i cili të frymëzon. Francezët janë një popull i dashur. Kur je në një vend të huaj, duhet të respektosh gjuhën dhe kulturën e vendit e të integrohesh, pa humbur esencën tënde si individ”, kështu ka theksuar Alma Ajazi në një intervistë të saj, fituesja e kurorës “Miss Albania ’99″ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Zhurnal.Alma ka kohë që është vendosur në Paris për të studiuar dhe punuar njëkohësisht. “Dëshira ime gjithmonë ka qenë t’i shërbej vendit tim dhe kjo dëshirë ka lindur tek unë në moshën 14- vjeçare, kur i shkrova një letër presidentit Bill Clinton për situatën në Kosovë. Sado që jetoj në diasporë, jam munduar t’i shërbej vendit tim me aq mundësi që kam pasur. Por jam e gatshme të konkurroj, në qoftë se hapet ndonjë konkurs në fushën e diplomacisë, për diplomacinë shqiptare. Pse të mos i shërbej vendit tim? Shqipëria ka nevojë për brezin e ri”, ka treguar Alma, e cila është studente në degën “E drejta ndërkombëtare publike” në Paris.

Bukuroshja shqiptare ka kaluar euforinë e saj për të qenë e famshme, sepse është e lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por herë pas here ka lëvizur për shkak të studimeve dhe punës. “Kam studiuar 2 vite në Athinë, nga viti 2003-2005 në një shkollë private amerikane “University of La verne”, në degën e Diplomacisë. Ishte një eksperiencë e bukur që më ofroi të shikoja botën dhe politikën nën një këndvështrim tjetër.

Tani jam duke mbaruar shkollën në Oakland University në Michigan, është viti i fundit”. Alma ka pushtuar disa herë kopertina të revistave në Greqi dhe në disa shtete në Evropë, madje imazhi i saj është paraqitur edhe në disa revista amerikane.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi