Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
jeta.17
jeta.17
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 400
<b>Hobi</b> Hobi : lEXIMI
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : KOSOV
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2011

10 vendet me te lumtura dhe 10 me te trishtuarat ne bote Empty 10 vendet me te lumtura dhe 10 me te trishtuarat ne bote

Sat 10 Dec 2011 - 21:10
Charles Schulz thotë se është si një qenush i gëzuar ndërsa John Lenon mendon se lumturia është si një armë e nxehtë. Çfarëdo qoftë ajo, në botë ekzistojnë shumë matës të lumturisë së vendeve, por një nga ato më seriozët është Legatum Institute.
Studimi i saj bazohet në të dhëna 40 vjeçare dhe e vlerëson lumturinë e vendeve duke matur; ekonominë, sipërmarrjen, qeverisjen, edukimin, shëndetin, sigurinë, lirinë personale dhe kapitalin shoqëror.
Në renditjen për vitin 2011 ajo pozicionin si vendin më të lumtur Norvegjinë. Prej tre vitesh ky cilësohet si vendi më i gëzueshëm në tokë.
Por përveç anës pozitive në botë eksiton edhe ajo negative. Republika e Afrikës Qendrore është vendimi i trishtuar. Në listën e 10 vendeve më të trishtuara bëjnë pjesë vetëm shtete nga Azia dhe Afrika.
10 vendet më të lumtura në botë:
1 Norvegji
Për të tretin vit në vend të parë. Me një GDP prej 54 000 dollarë për vit është mes vendeve më të pasura në botë dhe i pari vend social si dhe i dyti sa i takon sigurisë.
2 Danimarkë
Për të tretin vit qëndron në vendin e dytë. Vendi i vogël është i pari sa i takon sipërbarrjes dhe mundësive dhe bazohet në një nivel të lartë të kualitetit social. Ka konston më të ulet në botë të jetesës.
3 Australi
Është ngjitur nga vendi i pestë në të tretin për shkak të edukimit të përkryer, qeveri efiçente dhe zhvillimit të tregtisë bazuar tek burimet natyrore.
4 Zelanda e Re
Zelanda e Re është e dyta sa i takon qeverisje, edukimi dhe lirisë personale. Nuk ka vend më tolerant për emigrantët.
5 Suedi
Ka nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në politikë dhe barazinë sociale kombinuar kjo me mbrojtjen e mjedisit dhe teknologjinë e lartë.
6 Kanada
Vendi më i lulëzuar në Amerikë. Kanadaja renditet e para sa i takon lirisë personale. Një vend me hapësira gjigande ajo njihet si vend shumë tolerant dhe mikpritës.
7 Finlandë
Ashtu si “motrat e saj skandinave”, feja është një mendim i mëvonshëm në Finlandë, pasi me vetëm 13% shkojnë në kishë. Ajo renditet e treta në arsimim dhe sipërmarrje.
8 Zvicër
Numër një në qeverisje, e dyta për shëndetin dhe ekonominë. Vendi më i stabilizuar në Evropë.
9 Hollandë
Ka një demokraci të fuqishme me liri të gjerë civile dhe më shumë kohezion social, raportohet se 90% e holandezëve marrin kënaqësi të përditshme nga rrethinat e tyre natyrore.
10 SHBA
Një vend i përkryer për të nisin një biznes. Gjithashtu është numër një për shëndetin, ujin e pastër dhe është qeveria që shpenzon më shumë për kujdesin shëndetësor.
10 vendet më të trishtuara:
1. Republika e Afrikës Qendrore
2. Zimbambe
3. Etiopi
4. Pakistan
5. Jemen
6. Sudan
7. Nigeri
8. Mozambik
9. Kenia
10. Zambia
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi