Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Sandviçi që mund të ruhet 3 vjet pa u vendosur në frigorifer Empty Sandviçi që mund të ruhet 3 vjet pa u vendosur në frigorifer

Sun 11 Dec 2011 - 13:23
Sandviçi që mund të ruhet 3 vjet pa u vendosur në frigorifer 112477125lajmetari112477125

Në pamje të parë ky sandviç duket njësoj si gjithë të tjerët. Ai jo vetëm qe është i lehte për t’u transportuar, i thjeshte për t’u përgatitur dhe sjell mjaft energji, por mund të ruhet edhe për tre vjet pa qenë nevoja të vendoset në frigorifer.

Ja shpjegimi. Një ushqim prishet apo myket falë disa përbërësve që ai vetë ka ose falë baktereve. Në përgjithësi degradimi i një produkti vjen si pasojë e kontaktit të tij me ujë të oksigjenuar. Atëherë, duhej që ky sandviç të mos kishte kontakt as me ujin dhe as me oksigjenin.
Ja receta:

1. Përdoren përbërës që mund ta ruajnë lagështirën e tyre pa ndryshuar përmbajtjen e bukës (siç është reçeli apo mjalti).
2. Vendoset ne çdo çantë ku do mbahen sandviçët nga një qese e vogël me pluhur hekuri në mënyrë që ai të thithë oksigjenin e ambientit dhe të mos e dëmtojë bukën.

Rezultatet japin një sandviç shumë të mirë, i cili mund të konkurrojë edhe tregun duke qenë se mund të ruhet për muaj e muaj të tërë pa u vendosur në frigorifer. Para kësaj shpikjeje shkencëtaret kishin krijuar dhe orizin që mund të hidratohej nga urina e ushtarit, por që nuk doli aq frytdhënës sa duket të jetë zbulimi i fundit. Ndërkohë, ky sandviç “ high-tech” i cili nuk do jete shpikja e fundit, zgjidh edhe një nga akthet e shumë ushtarëve të cilët e kane shprehur atë edhe nëpër intervistat që kane dhënë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi