Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një në tre gra e kanë të pamundur të dalin nga shtëpia pa make-up Empty Një në tre gra e kanë të pamundur të dalin nga shtëpia pa make-up

Tue 20 Dec 2011 - 2:07
Tiranë, 20 Dhjetor 2011, NOA/ Arlinda Koçi – Duket qartë që shumë gra, për nga natyra e tyre, kanë nevojë për një dorë ndihme të vazhdueshme.Një sondazh ka zbuluar se një në tre gra nuk mund të largohen nga shtëpia pa bërë më parë make-up, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.Dhe gati një në katër vajza, gati 23 %, e aplikojnë make-upin edhe nëse do të gjenden jashtë vetëm 2 apo 3 orë.Qendra britanike QVC tregon se gratë britanike mendojnë për pamjen e tyre mesatarisht 9 herë në ditë.Ndërsa 3 në 10 gra nuk mund ta konceptojnë drejtimin drejt shkollës pa vendosur të paktën buzëkuq.Situatat ku gratë kanë më shumë dëshirë të theksojnë pamjen e tyre duke vendosur make- up janë takimet e para për njohje të reja dhe takimet e para në punë.Më shumë se një e treta e grave shprehen se ndihen më të shqetësuara nëse pamja e tyre pëlqehet nga seksi i njëjtë sesa nga seksi i kundërt.

Kjo tregon se përkushtimi i tyre ndaj kozmetikës është më pak për kotësi dhe më shumë për rritje të vetëbesimit në vetvete.

Psikologja dhe doktoresha Linda Papadopoulos, e cila ka drejtuar studimet mbi ndikimet emocionale të çrregullimeve të lëkurës u shpreh: “ Unë besoj se lëkura e lumtur është lëkura e shëndetshme dhe mënyra se si ndihemi lidhet me mënyrën se si ne dukemi. ”

Sondazhet tregojnë gjithashtu se 30 % e grave pranojnë se mendojnë për pamjen e tyre gjënë e fundit gjatë natës, ndërsa 16 % shprehen se e bëjnë këtë të parën gjë në mëngjes.

Gratë në veri-perëndim të vendit mendojnë për mënyrën se si ato duken, të paktën një herë në çdo orë, më shumë se çdo rajon tjetër.

Gati një e katërta e grave nga lindje-veriu, gati 23 %, kanë ngecur në përdorimin e produkteve që ato kanë blerë që në fillimet e para të bërjes makiazh.

Sue Leeson, drejtor i marketingut të QVC shprehet: “Studimet tona të shumta, provojnë se ne gjithmonë e kemi ditur që gratë janë në pritje për të gjetur më të mirën për veten e tyre”.

a.k/r.b/NOA
Ermira_vlore
Ermira_vlore
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 1245
<b>Hobi</b> Hobi : piktura
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : VLORE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Një në tre gra e kanë të pamundur të dalin nga shtëpia pa make-up Empty Re: Një në tre gra e kanë të pamundur të dalin nga shtëpia pa make-up

Wed 21 Dec 2011 - 19:11
se kam problem fare !
madje ndihem me rehat!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi