Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Zbulohet zona e trurit ku ka origjinen vetvrasja Empty Zbulohet zona e trurit ku ka origjinen vetvrasja

Mon 26 Dec 2011 - 18:04
Zbulohet zona e trurit ku ka origjinen vetvrasja VetvrasjaDicka e tmerrshme ndodh ne trurin e njerezve kur ata mendojne vetvrasjen, mekanizma vetshkateruese per te cilat, tashme mund te kuptojme me shume.

Hulumtuesit e universitetit te Bochum (Gjermani), koordinuar nga Dr. Martin Brune, ne nje studim te publikuar ne revisten PlosOne kane identifikuar neuronet qe aktivizohen pikerisht kur nje individ mendon seriozisht te vrase jeten e tij.

Behet fjale per neuronet Von Economo pergjegjes per perpunimin e stimujve emocional komplekse, duke perfshire ndjenjen e fajit dhe turpin.

Behet fjale per nje grup qelizash prezente ne zonat e trurit duke perfshire ketu edhe lobin paresor dhe lobin e pasem, ku ne te cilat kafshet me te evoluara (pervec njeriut, edhe balenat, disa majmune dhe elefantet), menaxhojne emocione komplekse.

Neuronet Economo kane ne fakt nje forme te vecante te papercaktuar, dhe jane te mbuluar me receptore qe i percojne neurotransmetuesve emocione si per shembull serotonina.

Per te kuptuar se si keto qeliza te trurit hyjne ne veprim pikerisht vetem ne rastet e vetvrasjes, shkencetaret kane analizuar trurin e njerezve qe kane vdekur nga shkaqet natyrore, duke e krahasuar me ata qe kane kryer vetvrasje.

Neuronet Von Economo kishin nje dendesi shume me te larte ne trurin e te vetvrareve (arsyeja per te cilen hulumtuesit gjermane hipotezojne), qe ka nje strukture te tille qofte me te ndjeshme nga pikepamja emocionale si dhe me empatike nga te tjeret, duke pare anen tjeter te medaljes nga nje kendveshtrim psiqik.

Pesha e nderveprimit shoqeror te keta individe, do te ishte shume e madhe per t'u toleruar, gje qe shpjegon tendencen per “t’i dhene fund”.
Natyrisht, studimet e metejshme do te jene te mjaftueshme per te konfirmuar kete hipoteze, por sigurisht, nese eshte keshtu, do te jete me e kuptueshme pabarazia e madhe e reagimeve qe ekziston nga personi ne person dhe qe mund te veproje ne menyre parandaluese per te mbrojtur shendetin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi