Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Festimet në Nju Jork, ndizen debatet për puthjen e McCarthy-Beqja Empty Festimet në Nju Jork, ndizen debatet për puthjen e McCarthy-Beqja

Mon 2 Jan 2012 - 15:11
New York, 2 janar 2012 NOA/ Beqir Sina - Një nga pritjet më madhështore të Vitit të Ri në botë, tradicionalisht është ajo që bëhet në New York. Në sheshin njohur “Times Square”, sipas statistikave të policisë u mblodhën më shumë se një milionë njerëz. Media thotë se koha e mirë dhe masat e larta të sigurisë, bënë që më shumë se një milion njerëz, shumica turistë nga e gjithë bota, të mblidheshin mbrëmë, për të festuar sipas traditës këtu në New York, rënien e Topit të Kristaltë, në sheshin Times Square. Shtypi amerikan thotë se më shumë se dy miliard njerëz nëpërmjet ekranit ndoqën festimin e ndërrimit të viteve në New York.

Nju Jorku, metropoli amerikan i cili organizon për çdo ndërrim motmotesh edhe spektaklin më të famshme të ndërrimit të viteve, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, kësaj radhe kishte ftuar emra të mëdhenj në ceremoninë festive, ndër të cilët Lady Gaga, Carson Daly, Bieber së bashku me legjendën Carlos Santana, Ryan Seacrest me të dashurën e tij Julianne Hough, Cee Lo Green, Chelle Rae, Dick Clark dhe Kara Clark, Placido Domingo, Komisionerin e Policisë Raimond Kelly dhe Kryetarin e Bashkisë së New Yorkut Michael Bloomberg.

Edhe sipas njoftimeve, të shtypit amerikan thuhet se më shumë se 1 milion vetë ishin mbledhur në sheshin Times Square për të parë rënden e Topit të kristaltë, që shënon me numërimin e sekondave të fundit të vitit të vjetër deri në momentin e ndërrimit të viteve.

Në sheshin Times Square të New York-ut shumë afër me sheshin ku qëndron statuja e lartë 7.6 metra, rikrijim i puthjes së famshme të motrës medicinale dhe një marinari, amerikan në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, mbrëmë u rikujtua e ashtuquajtura "Puthja e madhe e Vitit të Ri ". Kameramanët amerikanë fiksuan një puthje të rrallë, puthje e cila u shikua nga më shumë se 2 miliard njerëz anembanë botës.

Një oficer policie në detyrë me uniformën e policisë së New Yorkut, sipas medieve amerikane është një shqiptar me mbiemrin Beqja, u puth spontanisht dhe "nxehtësisht", me gazetaren e kanalit televizivë ABC, Jennifer Ann "Jenny" McCarthy, një artiste me famë amerikane, modele dhe komediane, aktore, autore, dhe aktiviste, e njohur në mbarë Shtetet e Bashkuar.

Kohet e fundit, ajo ka shkruar disa libra për ata që janë bërë prindër. Ajo është bërë një aktiviste në promovimin e vaksinave të cilat ajo pretendon se luftojnë autizmin dhe një terapi chelation e cila ndihmon për të kuruar atë, të dy kërkesa këto të cilat gjerësisht janë të panjohura ose të kundërshtuar nga komuniteti mjekësor.

"Puthja e Vitit të Ri 2012", McCarthy - Beqja, në Times Square mbrëmë ndodhi - jo fort larg vendit, ku është statuja e një djali me uniformë marinari amerikan me një vajzë krejtësisht të huaj për njëri tjetrin, që u puthën më 14 korrik 1945 ndersa i tërë qyteti po festonte fitoren ndaj Japonisë.

Puthja e motrës medicinale Edith Shain, e cila vdiq në moshën 91 vjeçare( gusht -2010), dhe marinarit që mbeti anonim, është fotografuar nga Alfred Eisenstead, ndërsa kjo fotografi u bë e famshme në mbarë botën.

Ndërkohë që "Puthja e Vitit të Ri 2012", "ndoshta do të mbetet puthja e mbrëmshme aktores McCarthy - dhe policit Beqja, (që për nga mbiemri aludohet të jetë shqiptar) në Times Square, dhe ka ngjallur "debate" në shtypin amerikan.

Kjo për faktin se një oficer policie me uniformë dhe në detyrë, "çarmatoset" nga "ethet e dashurisë" teksa shfaqet në ekran duke kryer një puthje, "të fortë, e të nxehtë". Fotoja e së cilës "ndoshta" do të qarkullojë botën dhe do të mbetet në historinë e këtij sheshi, ashtu si 67 vjetë më parë, kur një ushtarë amerikan me uniformën e marinarit, po në sheshin Times Square të New York-ut, kreu puthjen e famshme me motrën medicinale në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

Shtypi amerikan sot shkruan se: "Duket se aktorja e famshme amerikane Jenny McCarthy mund të ketë marrë atë një hap më tej - për të puthur një oficer i policisë së New Yorkut në detyrë dhe me uniformë në mesnatën e ndërrimit të viteve, ashtu si ajo e "Puthja e motrës medicinale Edith Shain, e cila vdiq në moshën 91 vjeçare( gusht -2010), dhe marinarit amerikan që mbeti anonim", deri sot e kësaj dite.

"Unë, - u tha gazetarëve amerikanë sot, aktorja e famshme Jenny McCarthy, - mendoj se "nuk ka ndonjë problem", mbasi puthja ishte e "momentit" dhe shtoi se ajo nuk e dinte se ishte oficeri i policisë. Njujorkezët pyesin veten se çfarë do të thotë tani, mbasi "puthja e krye" Komisioneri i Policisë së New Yorkut, Ray Kelly "që një prej oficerëve të tij mbrëmë në mesnatë ka puthur një grua gjersa ata janë në detyrë?" Në çdo rast, shkruajnë gazetat e Nju Jorkut gjithçka i mbetet "spontanitetit".

Mirëpo, edhe, gazetari i CNN Anderson Cooper dhe Kathy Griffin komediane e njohur amerikane, nuk ishin ndër ata të vetmit për shikuesit, anembanë botës, që kryen atë "Puthjen e madhe të Vitit të Ri 2012" në sheshin Times Square mbrëmë në mesnatë. Dy gazetarët e njohur njujorkez Dick Clark dhe Kara Clark ndanë puthje të Vitit të Ri 2012 në 40 vjetorin e martesës, në ekranin e Times Square. Ashtu si Ryan Keegan, nga Queensi, me të dashurën e tij Lauren Chicoine nga Bennington, New Hampshire.

Bill dhe Giuliana Rancic erdhën në vitin 2012 me një puthje të madhe. Giuliana kishte një vit (2011) të vështirë, duke u diagnostikuar me kancer të gjirit.... Ishte "një tjetër foto - me një tjetër puthje të madhe të Vitit të Ri 2012", në Times sqaure mbrëmë në mesnatë e Lady Gaga me Kryetarin e Bashkisë së New Yorkut Michael Bloomberg. Pas mesnate, edhe pse, ajo e puthi Kryetarin e Bashkisë së New Yorkut, Michael Bloomberg! shkruajn gazetat sot, "Ne shpresojmë që partnerët dhe puthjet e tyre do të mbeten aty " në Times Sqaure, nuk do të vazhdojnë edhe gjatë Vitit të Ri 2012

b.s/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi