Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

AMC shton festimet për stinën e verës Empty AMC shton festimet për stinën e verës

Sat 14 Jul 2012 - 19:43
Brandi i AMC për të rinjtë, “What’s Up”, po
zbaton prej muajsh tashmë një nismë unike për të sjellë më shumë muzikë dhe ngjyrë në stinën e verës për të gjithë abonentët AMC dhe What’s Up.Me synimin për të qenë pranë të rinjve dhe për t’u dhënë më shumë zgjedhje në përvojën e tyre si abonentë “What’s Up” dhe AMC, ka krijuar një lojë që kulmon në festën e ëndrrave. “Party Of Your Life”, është një konkurs i vërtetë, ku çdo abonent i AMC mund të sjellë idetë më të mira dhe t’u japë jetë ëndrrave të veta. Deri më tani, janë relizuar shtatë festa në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku të rinjtë aplikojnë dhe votohen nga miqtë e tyre në Facebook për të realizuar festën e ëndrrave, e cila mundësohet e gjitha nga AMC, pa asnjë kosto shtesë nga ana e aplikuesve. Fituesi i fundit është Erald Balliu, festa e të cilit do të ndodhë në një lokal të Tiranës.

Gjithçka mundësohet nëpërmjet një aplikimi të dedikuar që mund të gjendet në “facebook.com/amcfriends”. Përmes këtij aplikimi, abonentët sjellin ide për festën që gjithmonë kanë ëndërruar, duke pasur një shans të vërtetë për ta realizuar, duke qenë se çdo prezantim do të jetë i dukshëm dhe transparent ndaj të tjerëve.

What’s Up – “Party Of Your Life” do t’u mundësohet atyre abonentëve që mbledhin më shumë vota në harkun kohor të 30 ditëve, ndërsa AMC vijon të shpallë një fitues për çdo javë.

AMC do të njoftojë fitues të tjerë në javët që vijnë, dhe të gjitha idetë e postuara do të kenë mundësinë të votohen për 30 ditë. Gjithçka duhet të bëjnë abonentët, është të japin idenë më të mirë për festën e tyre ideale: muzikën, datën, vendin, të ftuarit, performancën dhe detaje të tjera që i shohin të arsyeshme. Mos harroni se ky është një konkurs dhe se imagjinata juaj do të peshohet nga votuesit e tjerë të komunitetit. Kështu, çdokush mund ta provojë të garojë përmes aplikimit të Facebook, mundësuar nga AMC.

Jeta ka të bëjë me çastet e bukura dhe ngjarjet e paharrueshme, dhe kjo mund të jetë festa e vërtetë e jetës suaj – “Party Of Your Life”!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi