Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Festimet e Vitit të Ri në botë…Çfarë ritualesh!? Empty Festimet e Vitit të Ri në botë…Çfarë ritualesh!?

Sun 5 Jan 2014 - 20:55
Uroji mirëseardhjen Viti Të Ri më një traditë të re, frymëzuar nga festimet origjinale në të gjithë botën. Këto rituale që nga gatimet tipike e deri te thyerjet e pjatave në mesnatë, do t’ju argëtojnë shumë dhe do t’ju sjellin fat në vitin që vjen…Gjermani PeshkNë Gjermani peshqit simbolizojnë mbarësinë. Madje disa njerëz fusin luspa peshku në portofol, që të kenë prosperitet.

Itali
Thjerrëza
Në Itali thjerrëzat serviren më 1 janar. Besohet se sjellin prosperitet, pasi kanë ngjashmëri me monedhat e vogla. Familjarët urojnë njëri-tjetrin "Gëzuar Vitin e Ri" me këto thjerrëza, rrush dhe sallatë me feta djathi.

Greqi
Monedhë në ëmbëlsirë
Në Greqi Viti i Ri festohet duke pjekur një ëmbëlsirë të quajtur 'vasilopita' me një monedhë brenda. Thuhet se personi të cilit i bie monedha, do ketë mbarësi vitin që vjen.

Spanjë
Rrush
Disa e festojnë Vitin e Ri duke ngrënë me shpejtësi 12 veshë rrushi në mesnatë. Thuhet se frutat janë parashikues e të vitit që vjen: Çdo rrush i ëmbël përfaqëson një muaj të mbarë, çdo rrush i thartë një muaj jo shumë fatlum. Mund ta përshtatni traditën duke i futur kokrrat e rrushit në shkopinj dhe duke i servirur ato në një gotë shampanjë pak përpara se të fillojë numërimi mbrapsht.
Festimet e Vitit të Ri në botë…Çfarë ritualesh!? 121217125705-grapes-madrid-new-year-party-horizontal-gallery
Austria dhe Kuba
Gic i pjekur
Në Austri dhe Kubë është traditë pjekja e një gici ditën e Vitit të Ri, sepse kjo kafshë simbolizon progresin në të ardhmen.

Skoci
Uiski dhe muzikë
Festimi i Vitit të Ri në Skoci zgjat dy ditë. Në mesnatën e 1 janarit, festuesit rrokin gotat me miqtë dhe familjarët me një gotë uiski, shoqëruar me tingujt e 'Auld Lang Syne", një këngë prekëse e shkruar nga poeti kombëtar skocez, Robert Burns. Pas mesnate, fqinjët dalin për "të shkelur për herë të parë", duke shkëmbyer ushqim dhe pije derë më derë. Sipas besëtytnisë, nëse mysafiri i parë që kalon pragun e derës suaj është një burrë i gjatë ezmer dhe i pashëm, atëherë viti do të jetë i mbarë.

Suedi dhe Norvegji
Puding me oriz
Në Suedi dhe Norvegji është traditë që Viti i Ri të festohet duke ngrënë puding me oriz. Në të fshihet një bajame dhe personi të cilit i bie pjesa me bajame, do të gëzojë prosperitet gjatë vitit të ri.

Bjellorusi
Lojëra për lë parashikuar martesën
Në Bjellorusi, femrat beqare garojnë për të parë se cila do të martohet e para në vitin e ri. Çdo femër vendos një mullar kashte para vetes dhe pret sa të lirohet një gjel. Ajo së cilës i vizitohet së parës mullari nga gjeli, do të jetë edhe fatlumja që mund të kurorëzohet vitin e ardhshëm.

Japoni
Soba
Një nga ushqimet më të dashura japoneze, soba (peta me hikërr), hahet zakonisht në mesnatën e 31 dhjetorit dhe quhet 'soba toshi-koshi' ("nga një vit në tjetrin"). Makaronat simbolizojnë jetëgjatësinë, prandaj sa më të gjata të jenë, aq më mirë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi