Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bleona Qerretin nuk e lënë rehat as në Amerikë Empty Bleona Qerretin nuk e lënë rehat as në Amerikë

Wed 4 Jan 2012 - 18:07
Bleona Qerretin nuk e lënë rehat as në Amerikë BleonaganiuThashethemeve nuk u ka shpëtuar as këngëtarja Bleona Qerreti e cila karrierën e saj muzikore është duke e ushtruar në SHBA. Ka disa vite që ajo jeton me bashkëshortin e saj Ganiun, mirëpo para disa muajsh është thënë se ata janë ndarë.
Bleona me të dëgjuar lajmin ka mohuar kategorikisht duke thënë se ajo jeton me bashkëshortin dhe as që e ka ndërmend të ndahet. Pjesë e thashethemeve ka qenë edhe këngëtarja Gentiana Ismaili e cila pas ndarjes nga Miloti ende nuk ka takuar djaloshin e duhur për të.
Është përfolur se ajo do të realizojë duete me Medën, Labinot Tahiri, të cilat rezultuan vetëm fjalë.
Veç kësaj Genta dhe Noizy kanë paralajmëruar një duet mes tyre por ende nuk kemi parë të punohet diçka në këtë drejtim. Çiljeta Xhilaga është një ndër këngëtaret më të përfolura në media dhe më të dëshiruarat njëkohësisht. Ajo deri më tani ka pasur shumë bashkëpunime muzikore të cilat kanë rezultate të suksesshme.
Për të pasur një efekt maksimal në prezantimin e saj, këngëtarja pritet së shpejti të ketë një bashkëpunim të nxehtë me reperin e njohur 2Po2. Ajo po e sprovon veten edhe në aktrim, ku ka realizuar edhe një rol të rëndësishëm në një film me metrazh të gjatë në Itali. Ndërsa sa i përket jetës private flitet se marrëdhënia e saj me Aleksandrin po shkon për mrekulli.
Edhe këngëtarja Rovena Stefa përfshihet nga thashetheme nga më të ndryshmet. Ajo tani më shumë kohë po kalon në Kosovë, ku është në përgatitje të projekteve të reja, mirëpo nuk mungon të flitet edhe për privatësinë e saj. Flitet se ajo tani është në lidhje me një djalë nga Kosova, prandaj janë edhe arsyet që ajo po jeton këtu.
Mirëpo Rovena vazhdon ta mohojë duke i quajtur këto vetëm spekulime. Edhe këngëtarja e re Ronela Hajati dhe Visar Aliu i grupit “Skills” kanë qenë të përfshirë në thashetheme. Ata për herë të parë performuan bashkë në “Kënga Magjike” ku flitej se aty lindi edhe dashuria mes tyre.
Mirëpo ata vazhdojnë ta mohojnë se në mes tyre s ka asgjë më shumë veçse shoqëri. Si do që të jetë, thashethemet janë pjesë e vip-ve jo vetëm atyre në Kosovë, por në mbarë botën dhe mund të themi lirish se në një farë mënyrë edhe ndikojnë në ngritjen e popullaritetit të tyre, por edhe e bëjnë më atraktive jetën dhe personalitetin e personave publik.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi