Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pentagoni, hetim filmit mbi Bin Laden  Empty Pentagoni, hetim filmit mbi Bin Laden

Sat 7 Jan 2012 - 16:43

Pentagoni do të hetojë mbi informacionet që i janë kaluar regjisores Kathryn Bigelow mbi operacionin që coi në vrasjen e kryeterroristit Osama bin Laden.

Bëhet fjalë për disa materiale “të ndjeshme” të përdorura për realizimin e një filmi mbi të gjithë operacionin, që sipas disa zyrtarëve amerikanë, janë kaluar falë ndërhyrjes së Shtëpisë së Bardhë.

Ekzistenca e një hetimi është zbuluar nga republikani Peter King, që këtë verë kishte ngritur pyetje mbi bashkëpunimin “tepër të ngushtë” të administratës presidenciale dhe Hollivudit mbi një cështje “top secret”.

Kur historia shpërtheu u duk si një spekullim i zakonshëm politik. Por tani republikanët janë të acaruar me presidentin Obama, të cilin e akuzojnë se po shfrytëzon në cdo mënyrë eleminimin e liderit të Al Kaedës.

Shtyhet dalja e filmit në kinema

Edhe data e zgjedhur për daljen e filmit kishte shkaktuar polemika. Fillimisht ishte planifikuar të dilte në kinema në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe për rrjedhojë nuk mund të ishte vetëm një film aksion, por mund të kthehej në një spot elektoral.

Ndërsa tani është njoftuar se plani i parë është shtyrë për në fund të vitit, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të jetë zgjedhur ose rizgjedhur.

Dyshimet e republikanëve ishin hedhur poshtë më parë nga bashkëpunëtorët e shefit aktual të Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama.

“Është një gjë qesharake dhe një farsë”, kishte thënë zëdhënësi duke replikuar me deklaratat e republikanit King, me të cilin kishte nisur një debat në distancë.

Ndërsa Bigelow kishte nënvizuar se filmi do të përfshinte edhe operacionet anti-terror të administratave të mëparshme dhe jo vetëm ato të administratës Obama.

Përplasja që dukej e mbyllur u hap sërish kur Pentagoni i ka komunikuar politikanit se një grup inspektorësh po punojnë për të verifikuar sjelljen e personelit të Mbrojtjes në menaxhimin e informacioneve që kanë përfunduar në duart e regjisores.

Frikë për një rrjedhje informacionesh

Republikanët nuk e përjashtojnë mundësinë që Shtëpia e Bardhë të ketë urdhëruar komandën e forcave speciale që t’i zbulonte regjisores Bigeloë detaje të papublikuara mbi operacionin në Abotabad.

Janë të dhëna thelbësore mbi taktikat apo mjetet e forcave speciale, që nëse publikohen mund t’u japin një dorë terroristëve për të vënë në rrezik protagonistët e sulmit, komandot e Grupit 6 të njësisë Navy Seal.

Shqetësimet lindën menjëherë të nesërmen pas operacionit blitz, kur stafi i presidentit Obama, duke shkelur premtimin për të ruajtur sekretet, kishte treguar shumë gjëra mbi ngjarjen.

Sekretet në fjalë mund të vinin në rrezik disa pakistanezë që kishin mbështetur agjentët operativë të CIA-s për të arritur në lokalizimin e vendndodhjes së Bin Laden.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi