Film mbi Bin Laden, Pentagoni heton mbi informacionet sekrete
Sun 8 Jan 2012 - 15:50
Washington – Pentagoni do të hetojë mbi informacionet që i janë dhënë regjisores Kathryn Bigelow mbi sulmin që çoi në vrasjen e Bin Laden.
Materiali i konsideruar sekret i përdorur për realizimin e filmit mbi operacionin e vrasjes së Bin Laden, sipas disave ka ardhur nga Shtëpia e Bardhë.
Nisjen e hetimit e tregoi parlamentari republikan Peter King, i cili këtë verë, kishte ngritur pyetje mbi bashkëpunimin shumë të shtrënguar të njerëzve të presidentit me Hollywood-in mbi një çështje top sekret. Kur historia doli në shesh dukej si një spekulim politik klasik, me republikanët të irrituar me Obama , i akuzuar se ka dashur të shfrytëzojë në çdo mënyrë vrasjen e kreut të Al Qaeda.
Edhe data e daljes së filmit ka ndezur polemika. Fillimisht filmi duhej të dilte në kinema në prag të zgjedhjeve presidenciale, dhe kështu nuk do të ishte vetëm një film aksion por mund të transformohej në një spot elektoral. Kështu që tani bëhet e ditur se dalja në kinema është shtyrë për në fund të vitit, pasi presidenti është zgjedhur. Dyshimet e republikanëve janë hedhur poshtë nga bashkëpunëtorët e presidentit Obama.
Përplasja që dukej se ishte mbyllur është rihapur kur është marrë vesh për këtë hetim mbi personelin e mbrojtjes. Republikanët nuk përjashtojnë që Shtëpia e Bardhë mund të ketë urdhëruar forcat speciale që ti kalojnë informacionet regjisores.
(ar.si/BalkanWeb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi