Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Botohet "Dëshmi për Shkupin shqiptar" Empty Botohet "Dëshmi për Shkupin shqiptar"

Tue 10 Jan 2012 - 18:07
Botohet "Dëshmi për Shkupin shqiptar" 50146TIRANË- Dëshmi për Shkupin shqiptar" është titulluar botimi i ri i historianit, Skënder Hasani, në të cilin shtjellohet në detaje dokumenti italian për përbërjen etnike të Shkupit gjatë vitit 1912-të dhe 1941-të ku dëshmon dominimin e shqiptarëve në Shkup.

Sipas Hasanit, ky dokument i hedh poshtë të gjitha pretendimet se shqiptarët janë pakicë në Shkup. "Ky dokument i hedh poshtë ato qarqe politike që sajuan regjistrimet ku tregonin se shqiptarët janë pakicë minore në këtë qytet. Udhërrëfyesit e ndryshëm të mesjetës japin dëshmi se Elevija Çelebija i shekullit të XVII ka cekur se në Shkup flitet gjuha shqipe, dhe jo siç pretendon enciklopedia maqedonase që kanë ardhur në qytet pas luftërave turke", - thotë historiani Hasani.

Për të rikthyer autenticitetin historik demografik dhe kulturor të Shkupit, kanë kontribuar edhe projektet e përbashkëta të Shtëpisë Botuese, Shkupi me Shoqatën e Historianëve Shqiptarë. "Mund të ndërtojnë buste, mund të ndërtojnë çfarë të duan, por historinë e Shkupit assesi nuk mund ta ndryshojnë. Vetë fakti i këtij dokumenti ku flet për shqiptarët e Shkupit, flet se si për Shkupin kanë dashur në të kaluarën dhe sot ti ndërrohet struktura e popullsisë, mendoj se kjo nuk do të arrihet", - deklaroi gazetari Arsim Sinani.

"Shoqata e Botuesve Shqiptarë, i ka paraparë në mënyrë të veçantë hulumtimet, publikimet dhe ngjarjet e rëndësishme të popullit shqiptar", u shpreh historiani Naim Halimi. "Shtëpia Botuese, 'Shkupi' do të tentojë të thellojë bashkëpunimin me Shoqatën e Historianëve shqiptarë dhe gjatë këtij viti do të përpiqemi të japim kontributin tonë maksimal në botimin e veprave që do të jenë në shpalosjen e të kaluarës shqiptare në Shkup", - tha Azam Dauti, nga SHBSH. Shoqata e Historianëve Shqiptarë promovoi edhe filmin e metrazhit të shkurtër "Monumentet Historike në Shkup".
(el.me/GSH/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi