Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Drama shqipe, dhjetë konkurrentë që nga shpallja e konkursit Empty Drama shqipe, dhjetë konkurrentë që nga shpallja e konkursit

Fri 13 Jan 2012 - 17:02
Në kuadrin e festimit të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Teatri Kombëtar organizon konkursin e dramës shqipe, si përparësi për këtë vit. Edhe pse kanë kaluar 3 muaj nga shpallja e konkursit, deri më tani 10 është numri i kërkesave të dorëzuara pranë TK, ndërkohë që afati i fundit është në mars. Një tjetër moment i rëndësishëm për këtë institucion do të jetë pjesëmarrja e tij në Festivalin Botëror të Shekspirit, në "Globus Teatër"

Institucionet e kulturës në vendin tonë, ndryshe nga vitet e tjera, pritet që për vitin 2012 të kenë një axhendë tepër të ngjeshur të aktiviteteve artistike, pasi tashmë kemi hyrë në 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Por edhe pse jemi në javën e dytë të janarit, aktivitetet kulturore ende janë të pakta në kryeqytet. Megjithatë Teatri Kombëtar tashmë e ka gati programin për vitin 2012, ku parashikohen aktivitete të larmishme deri në fundvit. Do të jenë shfaqje nga repertori, por gjithashtu edhe disa premiera. Sezoni i ri artistik do të çelet me dramën "Amadeus" me regji të Altin Bashës, e cila do të ngjitet në skenë në datat 13, 14, 15, si dhe 20, 21, 23 janar. Ndërsa në fund të muajit janar do të vihet në skenë njëra nga shfaqjet fituese të Festivalit Teatror të Rinjve, drama "Vdekja dhe Virgjëresha" e Kliton Hoxhës. Muaji shkurt do të vijojë me "Koleksionin e Qelqtë" të Lorin Terezit, edhe kjo shfaqje fituese në Festivalin e të Rinjve. Gjatë këtij muaji, i cili ndryshe do të quhet "Muaji i Kulturës Shqipëri-Kosovë", për disa ditë me radhë në skenën e Teatrit Kombëtar do të vihen shfaqje nga Teatri i Prishtinës. Ndërsa në mars, prill dhe maj, vendin do ta zënë premierat "Mallkimi i fukarenjve" me regji të Kastriot Çipit, "Shtrigat e Salemit" me regji të Spiro Dunit dhe në fund të majit, në datat 25, 26 dhe 27 do të vihet në skenë premiera e dramës shqipe, e cila do të vazhdojë edhe gjatë muajit qershor. Konkursi për dramën shqipe u shpall nga Teatri Kombëtar dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve që në muajin tetor të 2011-s dhe pritet të përfundojë në mars të 2012-s. Tema e kësaj krijimtarie, si një prurje e re, do të jetë: "Drama shqipe në 100-vjetorin e shtetit shqiptar". Në konkurs janë të mirëpritur të gjitha personalitetet krijuese, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe trojet e tjera shqipfolëse. Pjesëmarrësit në konkurs duhet të plotësojnë një sërë kriteresh si ti përkasë periudhës kohore para, gjatë dhe pas shpalljes së pavarësisë, si edhe të ketë karakter historik etj. Deri më tani në Teatrin Kombëtar kanë mbërritur 10 kërkesat e para për konkursin e dramës shqipe. Në muajin prill, një juri e ngritur nga TK dhe MTKRS do të shqyrtojë projektet e mbërritura dhe në maj do të shpallen 3 projektet fituese, ku drama që do të fitojë çmimin e parë do të jetë premierë në TK në muajin tetor, ndërsa dy çmimet e tjera do të vihen në skenë nga teatrot bashkiake. Gjatë këtij viti nuk do të mungojnë edhe koncertet poetike në lokalitete të ndryshme turistike dhe të trashëgimisë kulturore, si dhe turne në teatrot bashkiakë dhe jashtë vendit. Ndërsa në nëntor, i cili është edhe muaji i festës së madhe të 100-vjetorit të Pavarësisë, do të fillojë Festivali Mbarëkombëtar i Dramës Shqipe me pjesëmarrjen e 15 trupave teatrore nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Muaji dhjetor i kushtohet festivalit të regjisorëve të rinj. Gjithashtu gjatë këtij viti Teatri Kombëtar do të marrë pjesë për herë të parë në historikun e tij 70-vjeçar në një festival botëror të teatrit. Trupa teatrale shqiptare do të debutojë në "Globus Theater" në Festivalin Botëror të Shekspirit, në kuadër të Lojërave Olimpike 2012, përkrah 37 trupave artistike nga 37 vende të botës, të cilët do të interpretojnë në gjuhët kombëtare të gjithë kolanën e veprave të dramaturgut të famshëm. Teatri Kombëtar është ftuar për të marrë pjesë në këtë event botëror që në muajin mars të 2011-s nga drejtori ekzekutiv i "Globus Theater", Thom Bird. Trupa e Teatrit Kombëtar do të jetë pjesë e trilogjisë së Shekspirit "Henri VI". Shfaqja do të jepet nga data 9 deri më 14 maj 2012 në një sallë prej 150 vendesh, ndërsa vetë festivali do të startojë në datën 23 prill deri më 6 qershor. Kryevepra e Shekspirit i është besuar nga "Globus Theater" 3 trupave ballkanike. Teatri Kombëtar i Beogradit, me regji të Nikita Mihajlloviç, do të interpretojë në serbisht pjesën e parë, Teatri Kombëtar i Tiranës, me regjisor Adonis Filipin, interpreton pjesën e dytë, ndërsa Teatri Kombëtar i Manastirit, me regjisor amerikanin John Blondell, do të interpretojë në maqedonisht pjesën e tretë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi