Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Letra filozofike(Qellimi i botes dhe i njeriut) Empty Letra filozofike(Qellimi i botes dhe i njeriut)

Tue 17 Jan 2012 - 18:35
Qëllimi i botës është një mjet i domosdoshëm i Zotit për ta provuar njeriun si nga sjellja dhe përgjegjshmëria e tij, mirëpo, në radhë të parë ndaj vetes, shoqërisë dhe Qenies së domosdoshme. Kjo provë është justifikimi i qëllimit të arsyes njerëzore. Qëllimi i botës nuk është asgjë tjetër, përpos një model i provuar i veprimit të njeriut që duhet të tejkalohet nëpërmjet ekzistencës sonë transite. Botën duhet parë ose si një botëkuptim për t’u arritur synimi i njeriut ndaj të mirës së përgjithshme, ose për t’u arritur synimi i njeriut që bie brenda normave të interesit të së keqes. Qëllimi i botës është gati sterile në thelb, por vepra e njeriut e bën të joshet, dhe të ngjizet sipas një veprimi absurd i cili në realitet është steril dhe i pakuptimtë. Ndryshe, nuk mund të ketë udhë tjetër për ta shmangur këtë absurditet, sepse ligjet burojnë nga një forcë joreale, që urtësisht janë në kundërthënie me veprimet e njeriut. Ndërsa po të vërejmë nga plani i vizionit progresiv, veprimi i njeriut të ditur bën përpjekje të vazhdueshme për të sjellur një metodë shkencore më të sofistikuar, me qëllim për t’iu përshtatur ligjeve të botës duke i sajuar vetvetes një ekzistencë ku në esencë do të jetë e gëzueshme. Duke e ditur që ligjet e botës në thelb gravitojnë brenda rrezikut, por me një sajim të shpresës për t’u përshtatur me ambiciet dhe vullnetin e njeriut, gjithsesi se kjo botë mbetet një lojë e hidhur e ekzistencës sonë që fatkeqësisht ne do ta kuptojmë pasi përsëritja e botës të përfundojë fund e krye. Bota na detyron të përballemi me kushtet e saj absurde duke na nxjerrur jashta vullnetit për të shpresuar mbi mjetet për jetë fatlume, por gjithnjë e më tepër na hedh brenda hunbëtirës për të mos guxuar. Por, rëndësia e të kuptuarit të veprës psikike që është e ndërgjegjshme, ajo në rend të parë niset nga një thelb absurd që të shtyn brenda rrezikut të sprovës, e cila ndërkohë pa e kuptuar ne na vë në lojë të keqe. Kjo lojë e keqe e botës që i bie fatit të njeriut është një burim i mistershëm që çon në neglizhencën e paraqitjes së botës thelbësisht të lumturuar, por për ne, sigurisht që mbetet një kalim i hidhur e i pakuptimtë, por me shpresën se përvoja intelektuale e ekzistencës sonë do të na edukojë dhe kthjellojë drejt përshtatjes, ose kapërcimit të lojës së keqe. Përvojën në këtë rast e kuptoj, si një arsye që duhet të jetë e aftë ta kuptojë njohjen e botës si një përshtatje e vetme, që njeriun do ta orientonte drejt mjeteve për paqe të mjaftueshme. Qëllimi i njeriut është që të parazgjedhë kushtin e domosdoshëm për fatin e tij të ardhshëm, ndërkohë ai kusht duhet të përmbledhë brenda vetes principet për të njohur të vërtetën e pashmangshme, e cila do t’i shërbejë të mirës së tij shpirtërore. Fundja, secila krijesë njerëzore do të duhej të synonte pas të vërtetës me arsyen e vetme që të shuante kështu thelbin negativ të botës, e cila njëherit nxjerr ndërgjegjen dhe aktet psikike përpara përgjegjshmërisë, gjë që kjo do të thotë se përgjegjshmëria është funksioni kyç që e graviton në veprimin e mendjes së njeriut. Secila shkencë krijon gjer në joshjet thelbësore mundësinë e njohjes për t’u kuptuar vullneti i të mirës njerëzore. Shkenca është një ide e vërtetë që ndihmon të shquash teorinë e njohjes e nisur nga faktet reale, ku nëpërmjet njohjes të hap udhë racionale të vish deri te e vërteta e vetme. Dhe e vërteta është një lloj shkence e përfituar nga njohja, sepse në fakt ajo del nga dituria që na bekon shkenca dhe artet. E mira njerëzore përfitohet gjithnjë e më shumë nga joshjet e mendimit racional, e ndjekur pas nga arsyeja kritike që bën përpjekje për ta sistematizuar veprimin e mendjes gjer në njohje intelektuale. Gjithashtu, mendoj se e mira njerëzore mund të përfitohet edhe nga kërkimet e vazhdueshme të arsyes sonë brenda vetes, duke synuar në vërtetimin e sendeve në natyrë krahasuar me metodën kritike të të njohurit. Pasi të kemi fituar të mirën njerëzore nga njohja shkencore apo nga metoda kritike e të njohurit, atëherë duhet ta vëmë në shërbim më të përgjithësuar, sepse vetëm kështu ajo do të rimëkëmbë lirinë e veprimit mbi lëvizjen e natyrës, dhe aftësinë tonë për udhëheqje të vyer intelektuale. Njeriu, përveç qëllimit për të ekzistuar, ka dhe qëllimin për ta njohur vetveten në plan më të përgjithshëm, këtu hyjnë angazhimet e tij në lidhje me natyrën, Zotin dhe me vetveten. Qëllimi për ta njohur vetveten është i pashmangshëm, por që ta njohësh vetveten, së pari duhet arsye të shëndoshë me të vetmin shkak, që qëllimi të bëhet i vetëdijshëm apo racional. Që të kemi qëllim skajshmërisht të volitshëm duhet të priremi drejt nocionit të së mirës, pra të kalitemi për t’u përshtatur ligjeve të natyrës, ndërkohë t’u bindemi urdhërave të një Zoti të ditur, si dhe të orientojmë mendjen tonë drejt një sistemi inteligjent, ku plotësohet qëllimi i njeriut ndërmjet ekzistencës reale dhe hyjnore.

Bujar Ploshtani
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi