Unaza dhe bluza e Gedafit shiten per 2 milion dollare
Sat 4 Feb 2012 - 23:35
Unaza e martesës dhe këmisha që mbante ditën që u vra diktatori libian janë nxjerrë në shitje për 2 milionë dollarë.Muamar Gedafi mbante në gisht unazën e argjendtë dhe këmishën ngjyrë bezhë në 20 tetor të viti të kaluar, kur u rrah barbarisht dhe më pas u vra nga rebelët libianë në qytetin e tij të lindjes, Sirte.
Tashmë libiani Ahmed Warfali, i cili nuk dihet se si i ka siguruar unazën dhe këmishën e përgjakur të Gedafit, i ka nxjerrë në shitje për 2 milionë dollarë amerikanë.
Ai mendon se këmisha dhe unaza do të kapnin vlera më të larta nëse do të shiteshin në Europë.
Një foto e asaj që mendohet se ka qenë unaza e kolonelit libian është shfaqur në faqen ArabsToday.net ditët e fundit. Në të duket e gdhendur data e martesës së tij me të shoqen, Safia, në 10 shtator 1970.
Burimi: albeu.com

- LunaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11704
Vendndodhja : Iη sυηsεт
Anetaresuar : 14/10/2010
Re: Unaza dhe bluza e Gedafit shiten per 2 milion dollare
Sat 4 Feb 2012 - 23:53
Kush don me mbaj Unazen e tij se?!!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi