Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Apeli nga Puka: Ndihmë! Empty Apeli nga Puka: Ndihmë!

Sun 12 Feb 2012 - 2:22
Apeli nga Puka: Ndihmë! 419880_345353578828275_112620402101595_1092029_2093116460_nApeli nga Puka: Ndihmë! Kam frikë se fëmijët më vdesin urie

PUKE- Ajo çka realisht ndodh në komunat e izoluara prej gati 2 javësh në veri të vendit e tregojnë vetëm banorët. Ato të cilët, prej ditësh, bora u ka bllokuar banesat, rrugët dhe i vetmi ushqim është misri i zier; edhe ky drejt përfundimit. Me lot në sy, me zë që i dridhen nëpër telefona, dhe me shpresën te zoti, presin që dikush ti afr...ojë ndihmë.Kjo është edhe historia e Hysni Haxhi Pajës, kryefamiljarit 64 vjeçar, i cili mban mbi supe përgjegjësinë për mirëqënien e 10 familjarëve të tij, më i vogli fëmija, i djalit, 9 muajsh, të cilin deri tani e ka ushqyer me atë pak miell, që e ka ruajtur vetëm për të. Por tani edhe ai është drejt fundit.

Ja biseda telefonike që "Shqiptarja.com" bëri me Hysni Haxhi Pajën, i cili jeton në fshatin Trun, të komunës Blerim, 63 km larg Pukës, pikërisht aty ku vite më parë, u xhirua filmi “Rrugë të bardha” dhe personazhi kryesor Deda ngrin në shtyllën telefonike.

Si quheni ?
Quhem Hysni Haxhi Paja. Jetoj në fshatin Trun. Jam vetë i dhjeti në shtëpi, pa bukë. Shtëpia ime është 1 orë larg qendrës së fshatit. Nuk kam asnjë shtëpi afër. Jam shtëpia e vetme në mal

Sa vetë jeni në shtëpi?
Kam grunë, djalin vetë i katërti, dhe tre vajza. Kam fëmijën e djalit, që është 9 muajsh. Nuk kam çfarë ti jap për të ngrënë, vetë po ha misër.

Prej sa ditësh jeni të izoluar?
Prej 2 javësh. Shtëpia ime është komplet e izoluar. Në oborrin e shtëpisë time bora shkon në 1.5 metër borë. Jam komplet i izoluar

A keni kërkuar ndihmë?
Kam lajmëruar prefektin, kryetarin e komunës.

Cfarë të kanë thënë?
Do bëjmë çtë mundemi, por nuk mund të vijmë atje, pasi makinat nuk kalojmë dot Qafën e Malit, është 3. 5 metër bore atje. Jam shumë i lodhur. Më vjen gjynah prej fmijve, po më vdesin unit, pa pasur asnjë lloj sëmundje. (në këto momente zëri i dridhet në telefon)

Po fëmijën 9 muajsh me se e ushqeni?
I kisha ndarë pak miell për ti bërë qull. Por dhe ai po më mbaron. Vetë ha misër.

Keni parë ndonjëherë një situatë të tillë?
Unë jam le e rrit në këtë shtëpi, dhe stërgjyshi e gjyshi im. Por si kjo borë skam parë asnjë herë. As në 1985 nuk e kam parë kaq keq. Tregon Hysni Haxhi Paja, i cili kur përfundon bisedën me të nuk harron pa të ururar “Zoti të rujt”.

(per ti ofruar ndihme familjes Paja mund te kontaktoni ne numrin 0686266272, Hysni Haxhi Paja)

Burimi : [ Shqiptarja.com ]
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Apeli nga Puka: Ndihmë! Empty Re: Apeli nga Puka: Ndihmë!

Sun 12 Feb 2012 - 10:03
ky lajm meka per shum si kumuna e pukes rrin indiferente ndaj ktyre banorve te vet deri kur poplli shqiptar te vuen nga urija nga e pa drejta nga si ja bon shteti vet.
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Apeli nga Puka: Ndihmë! Empty Re: Apeli nga Puka: Ndihmë!

Sun 12 Feb 2012 - 10:58
Ndiej keqardhje per te gjithe keta,por bora i ka zene pa pritur po thuajse mbare Evropen,Zoti ju ndihmofte se askush nuk ka kush t'iu del ne ndihme.
E askujt
E askujt
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1473
<b>Hobi</b> Hobi : volejboll , psikologjia , romanet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne endrrat e tua...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/12/2011

Apeli nga Puka: Ndihmë! Empty Re: Apeli nga Puka: Ndihmë!

Sun 12 Feb 2012 - 14:48
o zot sa gjynah !!!
po dhe shteti nuk ka dhe aq mundesi nderhyrj , sepse degjova se as helikopterat nuk ven dot
pastaj nuk jan 1-2 familje , jan me qindra !
shyqyr qe jemi ne jug neve Razz
Sponsored content

Apeli nga Puka: Ndihmë! Empty Re: Apeli nga Puka: Ndihmë!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi