Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Apeli për të shpëtuar Fridisin e vogël Empty Apeli për të shpëtuar Fridisin e vogël

Thu 25 Oct 2012 - 11:20
Në pamje të parë, Fridisi i vogël, gati 3-vjeçar, duket si çdo moshatar i tij. Por historia e tij është e dhimbshme. I mituri ka tumore në të dy sytë, ndaj kurimi në Itali është mundësia e vetme.

Me të dëgjuar këtë rast, si dhe apelin për ndihmë, edhe punonjësit e Top Channel u bënë pjesë e kontributit. Ata ndihmuan në mbledhjen e një shume të hollash, në mënyrë që familja e Fridisit të bëjë udhëtimin drejt Italisë.

Por me gjithë dëshirën dhe kontributin e tyre, si dhe të shumë prej miqve të familjes, sfida për të siguruar shumën e nevojshme për të shpëtuar jetën e këtij femije nuk ka përfunduar. Duhen akoma fonde, në mënyrë që të paguhet fatura e spitalit në Siena të Italisë, ku i mituri ka mbi 2 vjet që kurohet.

Prindërit e Fridisit po luftojnë pasi mjekët në Itali i kanë dhënë shpresë se të paktën njëri nga sytë mund të shpëtohet. Sipas tyre, ka shance që jeta e djalit të vogël të mund të shpëtohet.

Por për kurimin e radhës duhen rreth 10 mijë euro. Pasi kanë shitur shtëpinë dhe kanë ezauruar çdo mundësi tjetër financiare, shpresa e tyre e vetme ka mbetur në dashamirësinë e njerëzve.

Nëna e të miturit, Marsida, së bashku me Albi Grevën, i cili po ndihmon familjen në këtë iniciativë, kanë qenë të ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku kanë bërë një tjetër apel për të mbledhur fonde.

“Kjo është shpresa jonë e vetme. Syri i tij i majtë është rrezja e dritës në fund të tunelit. Shpresojmë të bëjmë diçka të gjithë bashkë, sepse ai është shpresa jonë e vetme”, tha e ëma e Fridisit.

Të gjithë ata që duan të ndihmojnë për të shpëtuar jetën e djalit të mitur mund të japin kontributin e tyre pranë çdo dege të Raiffeisen Bank, Bankës Kombëtare Tregtare dhe Alpha Bank, ku mund të depozitojnë një shumë me përshkrimin: “Kontribut për Fridisin”.
Apeli për të shpëtuar Fridisin e vogël Fridisi-kontributi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi