Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Apeli i babait të Ilir Kupës: Mos e vrisni tim bir! Empty Apeli i babait të Ilir Kupës: Mos e vrisni tim bir!

Fri 26 Jul 2013 - 17:14
  • Pas vrasjes së Kolës, frika e një eliminimi fizik, mbërthen familjen Kupa. I ati, thirrje publike shtetit grek: Mos ekzekutoni shqiptarë!

Apeli i babait të Ilir Kupës: Mos e vrisni tim bir! Ilir%20kupa
Nikoleta Kovaçi

Marian Kola u ekzekutua nga policia greke sikur të ishte i dënuar me vdekje, (megjithëse Greqia nuk e ka këtë dënim). Policia e betuar për eliminimin e tij qëlloi mbi të se iu duhej i vdekur. Po ashtu u qëllua edhe mbi dy shqiptarët e tjerë, Flamur dhe Edison Lika (Sinani), nga Kurbini. Tani është radha e 27-vjeçarit nga Kruja, Ilir Kupa. Po ndërsa për Marian Kolën vinin sinjalet e përbetimit të shtetit grek për ekzekutimin e tij kudo që të gjendej, Kupa kërkohet i gjallë. Apeli Pas vrasjes së Kolës, frika e një eliminimi fizik për Kupën, njerëzishëm ka mbërthyer familjen e Ilir Kupës. I ati i tij ka drejtuar një thirrje publike, ditën e djeshme për të mundësuar bërjen e një apeli shtetit grek që mos të vrasë më të rinj shqiptar. Thirrja mban emrin e babait të Ilirit, Fatmir Kupës i cili kërkon nga të gjitha organizmat të ngrihen që të mos vriten më shqiptarët nga policia greke. Përveç Kupës, grekët vijojnë të kenë në kërkim edhe katër shqiptarët e tjerë, të cilët kanë mundur të humbin gjurmët që në kohën kur u vranë dy Likajt, ndërsa betejën për çorientimin e policisë greke e morën përsipër pikërisht Kola dhe Kupa.

Apeli i të atit të të shumëkërkuarit

“Do doja të më ndihmonit”, nis thirrja publike e babait për të shpëtuar jetën e të birit, 27-vjeçarit, i cili që me vrasjen e Marian Kolës, tashmë është shqiptari më i rrezikuar nga policia greke që vret pa paralajmërim. “Jemi familjarë të Ilir Kupës dhe duam t’i bëjmë thirrje shtetit grek të ndalojë dorën vrastare mbi djemtë tanë. Ata po trajtohen në mënyrën më çnjerëzore të mundshme, ndaj na duhet ndihma juaj të ngremë zërin për të shpëtuar jetët e shqiptarëve. Nuk them se djali im është i pafajshëm, por im bir nuk është kriminel, nuk është vrasës sepse nuk ka vrarë kurrë njeri. Ju lutemi, të bashkohemi njëzëri ti themi MJAFT shtetit grek. Sa më shumë kalojnë orët, aq më shumë shtohet rreziku për djalin tim”. Thirrja e babait për jetën e të birit në të vërtet nuk i drejtohet vetëm shtet- it grek, por është gjithëpërfshirës. 27-vjeçari krutan gjendet në arrati bashkë me shqiptarët e tjerë që me 23 mars. Kupa u bë i njohur pikërisht nga informacionet e fryra të policisë greke në lidhje me rrezikshmërinë e pazakontë të Marian Kolës, pasi Kupa rezultoi sipas kamerave termike të ishte personi që e shoqëroi në arratinë e fundit të jetës së tij. Kështu, pas vrasjes së Marianit, 38-vjeçarit nga Vigu i Mnelës, emri i Ilir Kupës mbahet edhe si personi që ka motivuar të paktën 1000 forca policore speciale greke për ta vënë në pranga. I riu thuhet se ka dyshime të forta se ka marrë plagë në atë shkëmbim zjarri mes Marian Kolës dhe policisë greke në momentin e ekzekutimit të Marianit, ndërsa policia ka mundur të gjejë gjurmët e tij rreth 600 metër larg vendngjarjes. Kur kanë kaluar pesë ditë nga ekzekutimi i Kolës, Kupa, ndonëse i vetëm ende nuk është dorëzuar e madje policia greke ka bllokuar edhe informacionet në lid- hje me mënyrën se si po operohet për arrestimin e tij. Informacione të ndryshme që vijnë nga Greqia tregojnë se urdhri i Ministrit të Brendshëm grek ka përcaktuar se Ilir Kupa duhet të kapet i gjallë.

Mungon rezultati i autopsisë për Kolën

Ekzekutimi i Marian Kolës, në të gdhirë të së dielës në zonën e Sulit, nga forcat speciale greke, ka lënë shumë hi-je misteri pas. Gjatë kohës së zhvillimit të ngjarjeve ku pati edhe ty shtetas grekë të vrarë, 38-vjeçari Kola mbi të cilin ranë akuzat e vrasjes së tyre, sipas dëshmitarëve dhe të afërmve, ka qenë në Shqipëri. Madje gjatë kohës së arratisë Mariani ka hyrë dhe ka dalë nga Greqia dy herë. Ndërkaq, personat që kanë bërë tërheqjen e trupit nga morgu i Janinës, mësohet se nuk kanë marrë asnjë lloj kopjeje të ekspertizës mjeko-ligjore, ndonëse familja ende beson se avokati i tij mbrojtës do të vijojë të jetë i drejtë me ngjarjen ku u vra klienti i tij. Ndërkohë që, nga autoritetet tona në Shqipëri dhe në Athinë ende nuk ka një reagim publik për vrasjet e tre shqiptarëve nga policia greke, apo për fatin e tjerëve në arrati.shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi