Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Autori i masakres ne Norvegji: Meritoj medalje nderi Empty Autori i masakres ne Norvegji: Meritoj medalje nderi

Mon 20 Feb 2012 - 1:09
Autori i masakres ne Norvegji: Meritoj medalje nderi 1328618450-brevnikAnders Breivik, autori i masakrës së 22 korrikut në Norvegji, i ka kërkuar gjykatës lirinë duke u shprehur se meriton një medalje nderi për atë që ka bërë. Breivik u shfaq para mediave i vetëkënaqur dhe i buzëqeshur, teksa dërgohej i prangosur në Gjykatën e Oslos, ku u zhvillua seanca e fundit dëgjimore. 32-vjeçari vrasës, gjykimi i të cilit pritet të nisë në 16 prill, i tha trupit gjykues se sulmi më i përgjakshëm që ka ndodhur ndonjëherë në Norvegji në kohë paqeje ishte në fakt një sulm kundër tradhtarëve që u kanë hapur dyert emigrantëve, për të promovuar kolonizimin islamik të vendit.

“Jam militant nacionalist. Përfaqësoj norvegjezët vendas. Ne norvegjezët nuk mund të ulemi dhe të shikojmë sesi kthehemi në minoritet në vendin tonë”, tha ai. Breivik pranoi vendosjen e bombës pranë ndërtesës qeveritare në Oslo dhe autorësinë e masakrës në kapin rinor në Utoja. Breivik mohoi përgjegjësinë penale për këto dy krime, duke hedhur poshtë autoritetin e gjykatës, por gjykatësi Wenche Fliflet Gjelsten vendosi që ai të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi