- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Anila Limani, gazetarja më e mirë hulumtuese në Maqedoni
Mon 20 Feb 2012 - 1:32
Gazetarja dhe redaktorja e gazetës “Lajm” nga Shkupi, Anila Limani është fituese e parë e çmimit për gazetari hulumtuese “Jashar Erebara”, që të premten në mbrëmje e ndau Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë. Si një ndër emrat më të njohur të gazetarisë shqiptare në Maqedoni, Anila Limani këtë çmim e ka fituar falë storjes hulumtuese me titull “Dhuruan mijëra euro, fituan miliona”. Kjo storje hulumton dukuritë korruptuese në financimin e partive politike, posaçërisht gjatë fushatave parazgjedhore.
“Është nder i madh për mua që jam fituese e këtij çmimi. Ky çmim do të jetë një stimul më shumë që të vazhdoj punën time në storjet hulumtuese”, deklaroi Anila pas pranimit të çmimit.
Ndarja e çmimit “Jashar Erebara”, që u bë për herë të parë sivjet, u mundësua pas ardhjes në krye të SHGM-së të gazetarit Naser Selmani. Ky çmim, që mban emrin e botuesit të parë të gazetës shqipe në Shkup me emrin “Shkupi” (në vitin 1911), do të jetë tradicional dhe tani e tutje do të ndahet për çdo vit.
Jashar Erebara ka lindur në Dibër në vitin 1873, u shkollua në Shkup dhe Bukuresht, atdhetar dhe intelektual i shquar që dha një kontribut të madh patriotik dhe publicistik. U mor mjaft me botime në gjuhën shqipe, ishte kryeredaktor i gazetës "Albania" dhe themelues i gazetës së parë në gjuhën shqipe në Maqedoni "Shkupi".
.

- Përshkrimi makabër i përdhunimit të fëmijës nga monstra: Jep dorëheqjen gazetarja, mbrohet Anila Bas
- Sërish thirrje raciste në Maqedoni: Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë!!!
- Anila e “BB5″, videoklipi në shtëpinë e tezes
- BB5, Françeska e përjashtuar nga shkolla, Anila del nga ‘binarët’
- Anila Grori jashte shtepise jeton ne varferi te madhe
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi