Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çizmet më të vogla në botë Empty Çizmet më të vogla në botë

Wed 22 Feb 2012 - 2:00
Çizmet më të vogla në botë Cizmet-300x175Një palë çizme leshi të ngrohta (me shajak), më të voglat në botë, janë përgatitur në qytetin siberian Omsk.
Këto këpucka të vockëla dimri, të punuara me lesh dele me përmasën e tabanit më pak se një milimetër, mund t’i shohësh me ndihmën e lupës. Këto çizme i përgatiti artisti Anatoli Konjenko.
Dhjetë vjet më parë, ai u regjistrua në Librin e Rekordeve Ginness, si krijuesi i librit më të vogël në botë.
Miniatura, e përgatitur me një përmasë në më pak se një milimetër, përmban sekretet e saj: duhet të mbash frymën dhe të punosh mes dy rrahjeve të zemrës, tregon për “Zërin e Rusisë”, artisti Anatoli Konjenko:
Çdo krijim i këtij artisti nga Omsku mund të shoqërohet me epitetin “më e…- më e…”. Njohja ndërkombëtare erdhi për Konjenkon në vitin 1997, pas pjesëmarrjes në Kongresin e XV të Miniaturës, i cili u zhvillua në SHBA. Atje ai paraqiti punën e tij të parë, një supermikrolibër me gjerësi e lartësi nëntë me dhjetë milimetra. Vëllimi me tregimin e Anton Çehovit “Kameleoni”, u shtyp në 30 faqe, me tre ilustrime me ngjyra dhe kopertinë prej ari, argjendi dhe lëkure u regjistrua në Librin e Rekordeve Ginness. Vitin e kaluar Akademia e Rekordeve Botërore (World Records Academy) pranoi si më të voglin në botë akuariumin në miniaturë të krijuar nga Anatoli Konjenko.
Anatoli Konjenko merret me artin e mikrominiaturës për 30 vjet me radhë dhe në realizimin e fantazive të veta vazhdimisht shpik nga një gjë të re. Për shembull, nou-hau (know-how) e tij është teknologjia e letrës me qimet e njeriut, apo me kokërrat e orizit, ose të lulekuqes. Në muzeun e Arteve të Bukura të Omskut qëndron vazhdimisht e hapur ekspozita e më shumë se 300 miniaturave të artistit, të cilat mund të shihen vetëm me mikroskop, ose lupë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi