Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Joshjet e reja e të rinjve neonazistë Empty Joshjet e reja e të rinjve neonazistë

Sun 26 Feb 2012 - 20:51
GJERMANI- Rinia e djathtë orientohet shumë nga moda që përdor skena e majtë dhe nga tendencat e saj. Ata veshin streetwear moderne, pulovra me kapuç, pantallona kadife, base-caps dhe sneaker. Kjo është e lidhur ngushtë me stilin e veshjeve të skenës aktuale të muzikës populiste, një formë neonaziste e krijuar nga punk-u, hardcore. Këtë stil muzike e quajnë hardcore neonazist ose NSHC (National Socialist Hardcore). Në NSHC mund të seleksionohet një spektër i gjerë bandash, që e heqin veten jo vetëm si muzikantë por edhe si luftëtarë politikë. Po aq radikale janë edhe tekstet e tyre.

Neonazistët preferojnë të përdorin simbole të kundërshtarit politik, në mënyrë që t`i ndryshojnë më vonë, si përshembull logoja e fushatës "S`kam nerva për nazizmin" e drejtuar kundër ekstremizmit të djathtë mes të rinjve. Në të njëjtin përpilim grafik thuhet edhe "S`kam nerva për Izraelin". Po ashtu shumë përdorin "buttons", siç i njeh skena e muzikës punk. Vetëm duke i parë me vëmendje dallohen motivet me slloganet përkatëse si "revolucion që prej 1933-it". Në një demostratë në Berlin dhe në Dortmund u treguan simbolet e lëvizjes antifashiste, Antifa - një flamur i zi dhe një flamur i kuq që valëvitet në një rreth të kuq, por në rastin që flasim tek flamuri i kuq ndodhej një rreth i bardhë. Edhe pa kryqin e thyer, lidhja është e dukshme, por nga pikëpamja ligjore kjo nuk është e ndaluar.
(el.me/DW/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi