Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëria fton arabët: Ejani për turizëm, nuk gjeni si ne Empty Shqipëria fton arabët: Ejani për turizëm, nuk gjeni si ne

Fri 2 Mar 2012 - 14:43
Shqipëria fton arabët: Ejani për turizëm, nuk gjeni si ne 1Riad, 1 mars, NOA - ”Shqipëria, një vend me popullsi me shumicë myslimane në juglindje të Evropës, ka intensifikuar përpjekjet për të rritur bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe të ekonomisë me Arabinë Saudite”.

Kështu nis një artikull i posaçëm i medieve arabe, referuar takimit të zhvilluar mes ambasadorit shqiptar në Riad, Admirim Banaj dhe Princit Sulltan bin Selman, shef i Komisionit të Lartë për Turizmin dhe Simboleve Antike (SCTA).

Duke shtuar se përfaqësuesi shqiptar i ka komunikuar atij ftesën zyrtare për të vizituar Shqipërinë dhe për të parë aty nga afër shërbimet turistike të saj.

Banaj vuri në dukje ndërkaq edhe vizitën që kreu së fundmi në Shqipëri, një delegacion nga Arabia i kryesuar Abdullah Al-Obaid, zëvendës-ministër në Ministrinë e Bujqësisë.

"Vetë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e priti këtë delegacion saudit në zyrën e tij dhe diskutoi me Al-Obaid disa fusha të bashkëpunimit të mundshëm", tha i dërguari shqiptar.

Ndërsa duke iu referuar potencialit të bashkëpunimit në fushën e turizmit, ai shtoi se tha se pala shqiptare ka gatishmërinë e saj të shprehur për institucionalizimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite me anë të shkëmbimit të përvojës në menaxhimin dhe administrimin e industrisë së turizmit.

"Të dyja palët janë, në fakt, duke punuar mbi një propozim për të nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi në fushën e artit, kulturës dhe këmbim informacionesh", ka thënë Banaj, duke shtuar se Riadi dhe Tirana zyrtare do të nxisin organizimin e vizitave studimore dhe shkëmbimin e përvojës në fushën e menaxhimit të trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Banaj përmendi gjithashtu edhe faktin se Shqipëria ishte zgjedhur si destinacioni nr.1 në listën e ”Lonely Planet” si 10 vendet më të zgjedhura për t’u vizituar vitin e kaluar. Ndërsa theksoi se numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë në tetë muajt e parë të vitit 2011, pësoi një rritje në nivelin prej 200 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2008.
”Nga 3 milion turistë që vizituan vendin në vitin 2011, 2.120.000 ishin të huaj, ndërsa 870.000 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit”, tha i dërguari shqiptar në Riad, duke u bërë thirrje edhe shtetasve sauditë dhe atyre të Gjirit, që të vizitojnë Shqipërinë.
"Sot, Shqipëria është një nga vendet më interesante në Evropën Juglindore, me një histori të pasur, një tokë legjendash, heronjsh, civilizimesh të lashta, dhe ndërthur gjithashtu një bukuri të kulturës islame dhe traditës," theksoi ambasadori Banaj.

Sipas tij, Shqipëria është një vend ku udhëtarët do të shijojnë një kuzhinë autentike dhe tradita po të tilla, pushime aktive dhe njerëzit mikpritës si në asnjë vend tjetër. Por edhe në aspektin komercial, ai tha se Shqipëria ka shumë për të ofruar, duke e prezantuar atë si një vend të pasur në aspektin e prodhimit të ullinjve, arrave dhe frutave.

Ndërkaq, i pyetur në lidhje me fondet e vëna në dispozicion nga Mbretëria e Arabisë Saudite për disa projekte në Shqipëri, ai tha se kjo e fundit ka kërkuar mbështetjen e Fondit saudit për Zhvillim (SFD) për të financuar disa projekte të rëndësishme infrastrukturore, kryesisht skemave të ndërtimit të rrugëve.

SFD ka dhënë një kredi prej 25 milionë dollarësh në vitin e kaluar për ndërtimin e një autostrade në Shqipëri.

e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi