Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Obama në Facebook, replikon me republikanët me filxhanin: Unë “Made in USA” Empty Obama në Facebook, replikon me republikanët me filxhanin: Unë “Made in USA”

Fri 2 Mar 2012 - 21:55
Uashington, 2 mars 2012, NOA- Ndryshon profilin e tij në Facebook dhe përshtat komandat e reja te “Ditari”, i cili i lejon të pasqyrojë një përmbledhje komplete të jetës së tij.Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama po ecën me hapat e kohës dhe sipas komandës së re të Faceboook në profilin e tij sfidon indirekt republikanët.Siç raporton agjencia e lajmeve noa.al, Obama publikon certifikatën e tij të lindjes, 4 gusht 1961 sipër një filxhani dhe stampuar sipër tij certifikata e lindjes në Honolulu, Hawai, e mbi të tij shkruhet “Made in USA”.Certifikata e lindjes së Obamës është bërë objekt i përplasjeve politike me shumë republikanë të cilët e kanë akuzuar se nuk është amerikan.

Në ditarin e Obamës janë foto të martesës së tij, të zgjedhjeve edhe të certifikatës në të cilën tregohet se Obama dhe Zonja e Parë Michelle kanë paguar borxhin e kontratës së studentit për të mundur të vazhdojnë studimet.

Stafi elektoral i Obamës ka nxjerrë në shitje filxhanin në të cilin tregohet profili i Obamës për të mbledhur fonde, duke e shitur për 22.5 dollarë.

Certifikata e lindjes e Obamës është stampuar edhe në bluzat të cilat përdoren për fushatën elektorale 2012.

a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi